LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me qytezën në të cilën jetojnë dy njerëzit më të pasur në botë – Jeff Bezos dhe Bill Gates (Foto)

Njihuni me qytezën në të cilën jetojnë dy njerëzit më të pasur në botë – Jeff Bezos dhe Bill Gates (Foto)

Jeff Bezos dhe Bill Gates janë dy nga njerëzit më të pasur në botë.

Sipas listës vjetore të Forbes, të lëshuar së fundmi, Bezos (55), i cili së fundmi njoftoi divorcin, ka fituar 19 miliardë dollarë për një vit dhe tani zotëron 131 miliardë dollarë.


Bezos vazhdon të jetë njeriu më i pasur në botë
Lexo po ashtu Bezos vazhdon të jetë njeriu më i pasur në botë

Jeff Bezos, i cili zotëron rreth 16 për qind të kompanisë, ka thelluar hendekun me Bill Gates, bashkë-themelues i Microsoft, i cili u bë filantrop.

Ndërkohë, pasuria e Gates po rritet vazhdimisht, duke arritur në 96.5 miliardë dollarë, derisa vitin e kaluar kjo pasuri ishte 90 miliardë.

Ora 10 dollarëshe që mban në dorë, përkujdesja për pemën e preferuar, veturat luksoze,...: Ja si i shpenzon paratë Bill Gates
Lexo po ashtu Ora 10 dollarëshe që mban në dorë, përkujdesja për pemën e preferuar, veturat luksoze,...: Ja si i shpenzon paratë Bill Gates

Gates u bë miliarderi më i ri në botë në histori në moshën 31-vjeçare. Ai e mbajti këtë titull deri në vitin 2008, kur 23 vjeçari Mark Zuckerberg e rrëmbeu atë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gates shpenzon pasurinë e tij në çdo gjë, që nga makinat luksoze deri te përkujdesja për pemën e tij të preferuar, por qëllimi i tij kryesor është të ndihmojë botën.

Harrojini Bezos, Gates e Zuckerberg – këta janë dhjetë njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave në botë (Foto)
Lexo po ashtu Harrojini Bezos, Gates e Zuckerberg – këta janë dhjetë njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave në botë (Foto)

Por, derisa ndërmjet tyre është e ndryshme, ata kanë një të përbashkët – jetojnë në të njëjtën qytezë e cila ka hiq më shumë se 3000 banorë – që quhet Medina dhe është shumë pranë Seattle.

Më poshtë keni disa fotografi se si duket kjo qytezë, dhe pak karakteristika rreth saj. /Telegrafi/

Duke pasur vetëm 3000 banorë, kjo është ndërtesa që përmbledh funksionet shtetërore, që nga bashkia deri te policia

Nga shtëpia e Bezos nuk mund të shihet më shumë se kaq, edhe pse prona e tij sillet në rreth 21 mijë metra katrorë
Bill Gates jeton më pak se një kilometër larg Bezosit, në kompleksin e tij 125 milionë dollarësh