LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Naimin, të riun që pikturon imagjinatën

Njihuni me Naimin, të riun që pikturon imagjinatën

Arti mungon nëpër rrugët e qyteteve të Maqedonisë. E për këtë ka menduar Naim Idrizi, i riu nga Kumanova që tanimë ka zbukuruar dhjetëra vende në ballkan me idetë dhe vizatimet e tij. Telegrafi Maqedoni e ka intervistuar për të lexuar dhe shikuar punën e tij.

1.Kush është Naimi Idrizi? (vetë-prezentim)
Naim Idrizi (1989) është artist nga Kumanova (Maqedonia Veriut). Naimi llogaritet si pioner i artit ‘3D Street Art’ për Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Shqipërinë dhe më gjerë.
Me stilin e tij unik ka bërë që ky lloj i artit të fitojë një dimension të ri në Ballkan. Njihet për stilet 3D Street Art, 3D Mural Art, Murale etj. duke e shndërruar në njërin nga artistët më të kërkuar në shtetet ballkanike.
Punimet e tij janë me tematika të ndryshme, por që në thelb përçojnë mesazhe ku shumica prej tyre janë sociale, politike, tolerancës etj.
Ai me mjeshtëri të madhe përdor ngjyrat dhe “truke” tjera për të krijuar ato imazhe shumë të dashura e të kërkuar për publikun.
Veprat e tij që ka realizuar deri më tani, dallojnë për nga madhësia duke filluar nga 1x1m katror deri ne ate 10x12m më e madhja.
Naimi është i angazhuar tërë kohën, si me projekte private ashtu edhe nëpër festivale apo organizime të ndryshme.
Natyrisht Naimit nuk i mungojnë edhe çmimet që është shpërblyer brenda dhe jashtë vendit.
Aktualisht jeton në Kumanovë por tërë kohën është në lëvizje, duke e bërë me shumë dashuri punën e tij dhe njëkohesisht duke promovuar artin e tij.
Për nga aspekti profesional ka përfunduar Master në akademinë e Arteve Figurative në drejtimin Grafikë (Printmaking), Prishtinë (Kosovo).
Është pjesëmarrës dhe aktiv në shumë ekspozita kolektive: me Piktura, Vizatime, Grafika, Fotografi etj.
Poshtu ka 2 ekspozita personale:
PARIMI – 2015 – Galerinë e qytetit Kumanovës (RMV)
INSTRUMENTALISTET 2018 – Galerinë e qytetit – Tetovë (RMV), të mbështetura nga Ministria e Kulturës (RMV).


2.Sa është i rëndësishëm arti për ty?
I rëndësishëm mendoj që është shumë, meqë kam zgjedhur këtë profesion, mundohem të punoj dhe të jem aktiv tërë kohën dhe të angazhohem që këtë njohuri që e posedoj un ta përçoj tek gjeneratat më të reja.

3.Cilat janë 3 veprat që më shumë i doni?
Është e vështirë që t’i klasifikosh veprat të cilat i kam krijuar, sepse për mua të gjitha punimet kanë diçka të veçantë për dallim nga tjetra.
Mirëpo meqë duhet të përgjigjem atëherë un do zgjedh 3 prej tyre dhe do e shpjegoj pse po i zgjedh ato:
1.Toilet (WC)- 2015 Prishtinë RKS
Këtë pikturë do e veçoja për arsyen sepse është punimi im i parë që kam realizuar në stilin 3D Art dhe prej këtij momenti filloi nisma dhe dashuria për këtë lloj arti që sot e kësaj dite e zotëroj me shumë dashuri.

2.Environmental Protection (Mrojtja e Ambientit) – 2017, Ferizaj RKS
Ky është Murali i parë në dimenzionet më të mëdha që kam punuar deri më tani, 10mx12m, 120 metra katrorë, do e veçoja sepse ka qenë një sfidë në vete për të realizuar këtë mural.

3.Water Turtle (Breshka Ujit)- 2018, Llojan/Kumanovë RMV
E përzgjodha këtë punim sepse ky punim është ai i cili më ka afirmuar shumë në lidhje me krijimtarinë time.
Ka qenë punë humane dhe punimi i parë që kam realizuar në Maqedoninë e Veriut, u bë aq jehonë kur publikova këtë vepër saqë nuk e imagjinoja se do pëlqehet në masë të madhe, andaj ky punim do të jetë në kujtesën time gjatë gjithë veprimtarisë sime.

4.A mendoni se vlerësohet arti yt në Maqedoni?
Me sinqeritet mund të ju them, unë nuk e kam imagjinuar asnjëherë që njerëzve këtu në rajonin tonë duke e përfshi (Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Shqipërinë) ju pëlqen dhe ka artdashës aq shumë.
Këtë tani e them me shumë bindje sepse çdo ditë e më shumë më japin frymëzim gjithë ata persona që më kanë vlerësuar, komentuar dhe komplimentuar për punën time që unë bëj, qoftë atë në formë të rrjeteve sociale apo live.
Kjo është njëri nga frymëzimet e pa shteruar që më mbanë tërë kohen dhe më jep kurajën të jem aktiv në punën time dhe të mos ndaloj për asnjë moment.
Kuptohet në këtë pjesë hyn dhe familja ime, e cila është përkrah meje në çdo moment.
Andaj, paragjykimet e mia përfundimisht kanë qenë të gabuara sa i përket vlerësimit të artit, sepse angazhimi i tyre po e dëshmon të kundërtën.

5.A keni ndonjë ide se ku do të jeni pas 5 viteve, duke e pasur parasysh karrierën tuaj?
Unë nuk mund të di se ku do jem për 5 vitet e ardhshme, sepse ajo është diçka relative, por një gjë mund të di që do të mundohem të mos ndaloj së pikturuari për asnjë moment, do provoj të zgjeroj artin edhe më tepër, të krijoj bashkëpunime me artistë rajonal pse jo dhe ndërkombëtare, pastaj si do jetë ecuria e karrierës time mbetet të shihet viteve në vazhdim.

Ajo që më pëlqen të merrem është të organizoj sa më tepër trajnime, workshope, organizime të ngjashme kulturore për të rinjtë e vendit tonë, sepse fundja shumë pak jemi duke bërë për ta dhe unë nuk dyshoj që ka shumë prej tyre të cilët kanë talent dhe është mëkat të mos i përdorin ato.

Ne duhet të jemi më të interesuar në këtë aspekt, dhe t’i qasemi punës që të krijojmë mundësi dhe kushte për ata që të zhvillojnë kreativitetin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori