Njihuni me ‘Valentinin’ e Endri Priftit (Foto)
Këngëtari nga Shqipëria, Endri Prifti, ka treguar se zemrën ia ka rrëmbyer një amerikane, të cilën e ka takuar gjatë pushimeve dimërore në Florida të SHBA-ve.
“Ja dhe Shën Valentini im. Kujtime nga pushimet e dimrit në Florida”.
“E mora në telefon dhe i thashë që të pres në Crazy Calvin sot se bëhet nami, po s’më ka kthyer përgjigje akoma, o e bukur kjo. Unë shkruaj dhe qesh dhe vet”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/02/2016














































