LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me kuzhinierin i cili zotëron një koleksion veturash që kapin vlerën e miliona eurove

Njihuni me kuzhinierin i cili zotëron një koleksion veturash që kapin vlerën e miliona eurove

James Martin mund të jetë emër i njohur për aftësitë e tij në gatim, por shefi i kuzhinës zotëron edhe një koleksion mbresëlënës të veturave që kapin vlerën e 5 milionë paundëve (afro 6 milionë euro).

Kuzhinieri 51 vjeçar i njohur si personazh televiziv i shfaqjeve me gatime, ka krijuar një koleksion të madh veturash përgjatë viteve duke filluar nga një Ferrari klasik deri te modeli legjendar Colin McRae.


Bëhet e ditur se veturat mbahen në një garazh në shtëpinë e tij në Hampshire, dhe përfshijnë një Mini Cooper, Ferrari 275 GTS, Shelby GT500, Ford GT40, Ford Escort Mk I, Subaru Impreza, Citroen 2CV, Mercedes-Benz 380SL, Bentley Drophead, Toyota Hilux, dhe një BMW 760 Li.

Si adhurues i madh i automjeteve që është, James duket se një numër të madh të modeleve më të mira i ka në shtëpinë e tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por, një nga veturat që bie në sy më së shumti është Ferrari 275 GTS i vitit 1965. James e përshkruan atë si superveturë klasike dhe “absolutisht e pabesueshme”.

Shumë prej veturave janë drejtuar nga garues të ndryshëm, shumë prej tyre kanë fituar trofe garash, ndërsa të tjera janë modelet e fundit të ndërtuara me dorë.

Bëhet e ditur se automjeti të cilin ai e vozit shumë është BMW 760Li me 700 kuaj fuqi dhe një motor V12.

Gjithashtu, ai zotëron edhe një Alfa Romeo ATL i cili aktualisht është duke u riparuar. /Telegrafi/