LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me kundërshtarët e ekipit Bad News Eagles në turneun e CS:GO në Finlandë

Njihuni me kundërshtarët e ekipit Bad News Eagles në turneun e CS:GO në Finlandë
(Foto: ESL)

Ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles ka udhëtuar për në Espoo të Finlandës ku do të garojnë në turneun Elisa Masters Espoo.

Në këtë turne ekipi Bad News Eagles së bashku me 11 ekipe tjera do të garojnë për një grup çmimesh rreth 200.000 dollarë.


Bad News Eagles të cilët për momentin mbajnë vendin e 16 –të në renditjen botërore janë pjesë e grupit B në këtë turne së bashku me ekipe si Astralis, Complexity, fnatic, SAW dhe 500.

Ekipi shqiptar do të zhvilloj pesë ndeshje sot (e enjte), në ndeshjen e parë do të përballet me ekipin portugez SAW të cilët renditen në vendin e 37 –të në ranglistën botërore të CS:GO.

Ndeshjen e dytë do të takohet me një kundërshtar më të vështirë, bëhet fjalë për ish-ekipin më të mirë në botë nga Danimarka, Astralis të cilët për momentin renditen në vendin e 18 –të në ranglistën botërore të CS:GO.

Në ndeshjen e tretë Bad News Eagles do të përballen me ekipin e sapo formuar bullgar, 500, me renditje në vendin e 50 –të.

Kundërshtari i katërt për bNe është ekipi amerikan Complexity me renditje në vendin e 24 –të, ndërsa ndeshjen e fundit për sot do ta zhvilloj me ekipin i cili renditet në vendin e 11 –të në botë, fnatic.

Ndeshjet mund t’i shikoni në kanalin zyrtar të Elisa Esports në platformën Twitch.

Më poshtë e gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të ekipit Bad News Eagles në turneun Elisa Masters Espoo:

10:00 Bad News Eagles – SAW
13:00 Bad News Eagles – Astralis
14:30 Bad News Eagles – 500
16:00 Bad News Eagles – Complexity
19:00 Bad News Eagles – fnatic

/Telegrafi/