LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me gruan që gjithë trupin e ka të mbuluar nga 6 mijë tumore (Foto/Video, +18)

Njihuni me gruan që gjithë trupin e ka të mbuluar nga 6 mijë tumore (Foto/Video, +18)

Një nënë me një sëmundje të rrallë të lëkurës, është duke mbledhur të holla për t’u shëruar nga 6 mijë tumorët gjigant që i ka pothuajse në gjithë trupin, gjë që i kanë shkaktuar probleme edhe në shoqëri që e tallnin shpesh duke e detyruar madje të ndryshoi emrin.

Elizabeth Huffer 44-vjeçe, ishte diagnostifikuar me neurofibromatosis (NF) të tipit të parë kur ishte vetëm pesëvjeçare, por asokohe ajo bënte jetë normale derisa nuk arriti moshën e adoleshencës, ku qindra gunga filluan t’i shfaqen në gjithë trupin, transmeton Telegrafi.


Pas këtyre gungave ajo filloi të ketë probleme edhe në shkollë, pasi bashkëmoshatarët mendonin se ishte sëmundje ngjitëse dhe kështu filluan ta quajnë hardhucë dhe bretkosë, gjë që e detyroi ta ndryshoi emrin.

Por gjendja shëndetësore iu përkeqësua kur Elizabeth nga Ford Wayne i Indianas, mbeti shtatzënë me vajzën e saj të parë në vitin 1993 – ku hormonet i shkaktuan shumimin tumoreve jo-kanceroze duke shkuar numri i tyre në mijëra.

Tani kjo grua është e mbuluar me gunga nga balli e deri tek thembrat e këmbëve, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha.

Deri më tani mjekët kanë dështuar në trajtimin e kësaj sëmundje, pasi që në momentin që i nënshtrohej ndërhyrjeve kirurgjike për t’i hequr ato, brenda 10 ditëve shfaqeshin qindra tjera.

Por ajo shpreson që falë një trajtimi special që së fundmi e ka zbuluar, do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë kësaj sëmundje të rrallë. /Telegrafi/

1

2

3

4