LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me fenomenin e TikTok-ut, adoleshentja shqiptare Dora Kryeziu e ndjekur nga mbi gjysmë milioni njerëz: Falë influencës sime, marr oferta nga brendet e huaja

Njihuni me fenomenin e TikTok-ut, adoleshentja shqiptare Dora Kryeziu e ndjekur nga mbi gjysmë milioni njerëz: Falë influencës sime, marr oferta nga brendet e huaja

Rrjeti social TikTok mund të thuhet lirshëm se ishte një nga obsesionet e njerëzve gjatë muajve të karantinës këtë vit.

Aplikacioni i cili u shpërnda me shpejtësi të madhe, ka vënë në dritë talente të reja dhe ka promovuar emra të ndryshëm nëpër botë.


E tillë është shqiptarja, Dora Kryeziu, e cila falë aktivitetit të saj me video atraktive në TikTok, ka arritur tashmë të ketë mbi gjysmë milioni ndjekie në këtë rrjet social.

Foto: Dora Kryeziu/Instagram

Dora e zhvillon profesionin e saj si influencere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku edhe rrjetete sociale i kanë ndihmuar shumë në këtë pjesë.

Në një intervistë për Telegrafin, bukuroshja shqiptare tregon nga Amerika, se si nisi gjithçka drejt këtij rrugëtmi që po rezulton mjaft i suksesshëm.

“Ne po jetojmë në kohë të teknologjisë. Si unë edhe shumë adoleshentë jemi të lidhur me rrjetet sociale. Përpos Instagramit dhe Facebookut unë jam e lidhur edhe me TikTok – një platformë sociale me ndjekës të shumtë, një ndër më të ndjekurat nga grupmoshat të cilës i takoj. E kam zgjedhur TikTok pasi që aty mundem të shpreh më së miri talentin tim dhe më përshtatet më së shumti. Sa i përket vështërsive, njëra nga vështërsitë kryesore është balancimi i kohës mes shkollës dhe rrjeteve sociale, pasi që unë i postoj disa video të cilat më marrin kohë, pasi që ato duhet të punohen me përkushtim dhe në mënyre sa më profesionale. Dua që çdo send të jetë perfekte”, thotë Dora Kryeziu për Telegrafin.

Foto: Dora Kryeziu/Instagram

Plot 546 mijë është numri aktual i ndjekësve të saj në TikTok – një shifër kjo rrallë e arrirë nga një emër shqiptar.

Dora për Telegrafin, tregon se si arriti deri te kjo ndjekie kaq e madhe nga fansat e TikTok-ut.

“Po, momentalisht i kam mbi 500,000 ndjekës. Ishte një video e imja qe u bë virale “Flower and milk bath photoshoot”. Për një kohë të shkurtër i arriti mbi 10 milionë shikime. Filluan të shtohen edhe përcjellësit. Filluan edhe ofertat e para që të bëjë ca reklamime të vogla. Kjo më shtyri që të mendoj se mund të përfitoj pak edhe nga ky hobi. Tani fokusohem më shumë që të bëj: DIY’s, Beauty Hacks, Life Hacks etj. Përpiqem qe ta jap një mesazh pozitiv për ata që më shohin. Nuk përpiqem të krijoj ndjekës në çdo mënyrë. Dua që për ndjekësit e mi të jem një shembull i mirë”, tha bukurosja Kryeziu.

@dora_kryeziu

draft bc i don’t wanna get ready

♬ For The Night – Pop Smoke

Tutje, influencerja shqiptare bën të ditur se fillimet në TikTok ishin kejt të rastësishme, deri në momentin kur mori hov aplikacioni dhe në këtë mënyrë, hov të zhvillimit mori edhe llogaria e saj zyrtare.

“Të gjithë e dimë se TikTok është pasardhëse e Musicaly. Vitin e kaluar TikTok i bëri disa ndryshime dhe pati sukses të madh. Për një kohë të shkurtër u bë një ndër aplikacionet më të përcjellura. Një ndër top aplikacionet në botë. Unë fillova të postoj ca video me shoqet e mia, video me “Lip-Sync. Ishin ca këngë trendy dhe e pash që po pëlqehen dhe vazhdova më tutje. Ngadalë fillova që t’ju kushtoj videove më shumë kujdes dhe filluan që të rritet numri i shikimeve dhe pëlqimeve në videot e mia si dhe numri i njekësve. Kështu filloi e tëra”, tha Kryezu.

Facebook, Twitter, Instagram, SpapChat dhe TikTok për momentin janë ndër rrjetet sociale më aktive dhe të populluara në botë.

Por cili është i duhuri sipas bukuroshes shqiptare i duhuri për të zhvilluar profesionin influencerës.

“Për mua TikTok është më i duhuri pasi qe i përkas edhe moshës së ndjekësve të TikTok. Më vonë mund të ndryshoj. Shumë brende të reja kanë filluar që të reklamojnë në TikTok dhe kanë patur shumë suksese. Tani janë brende të njohura”, thekson Dora.

Foto: Dora Kryeziu/Instagram

Duke qenë e suksesshme në tokën amerikane, Dora Kryeziu ka marrë vëmendjen e shumë markave të njohura ndërkombëtare, të cilat kanë kërkuar bashkëpunim me influenceren shqiptare.

Në vazhdimin e bisedës, ajo tregoi se cilët brende internacionale kanë shprehur deri më tani gatishmërinë për të punuar me të.

“Deri tani kam punuar dhe punoj me disa firma si p.sh.: ‘Romwe’, ‘FabFitFun’, ‘Loving Tan’, ‘Novashine’ etj. Jam në bisedime edhe me disa marka më të njohura dhe së shpejti do të filloj bashkëpunimi edhe me to”, tregon ajo.

Aktualisht ajo jeton në ShBA, por deri në moshën adoleshente, Dora ka jetuar në Kosovë së bashku me familjen.

Për Telegrafin, influencerja e re nuk hezitoi të ndajë me lexuesit historinë e saj të familjes.

“Edhe pse ne si familje i kishim dokumetet amerikane, unë kam lindur në Kosovë dhe kam jetuar këtu deri në moshën 13 vjeçare. Në moshën 13 vjeçare prindërit vendosën që të vijmë në Amerikë, që unë dhe motrat e mia të kemi një mundësi më të mirë që ta vazhdojmë shkollimin. Jetojmë në Charlotte, Karolinën e Veriut, më mire të themi jetoj nëntë muaj në Amerikë dhe tre muaj të verës në Kosovë”, thotë influencerja Kryeziu.

@dora_kryeziu

@evelin_medina1 i’m obsessed

♬ Not even a real blonde – harleyquinntunez

Amerika e cila është ëndrra e shumë të rinjve, veçmas atyre që jetojnë në Kosovë, duet se nuk është një vend aq i lehtë për të arritur në karrierë

Kështu së paku bën të ditur Dora në intervistën për Telegrafin, e cila tregon vështirësitë e të përballurit me konkurrencën e ashpër dhe tregun e gjerë amerikan, ndërsa flet edhe për pikësynimet e saj në jetë.

“Në një vend si Amerika, konkurenca është shumë e madhe, në shumë askepte (akademike, sociale, ekonomike etj.). Unë e pata fatin që ta kem një shoqëri jo paragjykuese ndaj të huajve, dhe më pranuan shumë mirë dhe më përkrahën shumë. Si dhe shoqëria e edhe ndjekësit në TikTok janë të interesuar të dijnë më shumë për Kosovën. Unë përpiqem që ta përfaqësoj në mënyrën më të mirë. Duke u ndjerë krenare gjithmonë për prejardhjen time dhe për vendin tim. Sa i përket të ardhmes, do e shohim. Ndoshta një ditë do të bëhem një influenciere ‘full time job’, të jem shembull për të mirë. Jetës nuk i dihet”, vazhdon Dora.

Foto: Dora Kryeziu/Instagram

Për fund, Dora Kryeziu ka një mesazh motivues për të gjithë lexuesit e Telegrafit, në veçanti të rinjtë që duan të arrijnë sukses në të ardhmen, qoftë përmes botës virtuale të rrjeteve sociale.

“Ju faleminderit për mundësinë që më dhatë që të flas për karierën time të re. Fatkeqësisht jetojmë në një botë paragjykuese, dhe kam një mesazh për vazjat dhe djet e rinj. Jeni ata që jeni “unapologetically yourself (në mënyrë jopologetike vetja juaj)”. Shijojeni çdo moment të jetës, beni fotografi e video dhe postoni sikurse të jeni influencerë, mos u fokusoni në numrin e ndjekësve. Ata do të vijnë vet (qesh)”, përfundon influencerja Kryeziu rrëfimin e saj. /Telegrafi/

@dora_kryeziu

another ome

♬ super freak by rick james – vhssangel_

Në trend

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Kalo në kategori