Theresa May njoftoi një javë më parë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht edhe nga drejtimi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Por May do të vijojë të jetë kryeministre deri më 22 korrik, pasi partia e saj duhet të zhvillojë një proces të gjatë për të përzgjedhur pasardhësin.
Janë 11 figura të rëndësishme të konservatorëve që kanë bërë publike kandidaturën e tyre për të marrë drejtimin e partisë. Kandidaturat do të jenë zyrtare më 10 qershor.
Si do zgjidhet kryetari i ri i Partisë Konservatore?
Çdo kandidat që do të kërkojë të garojë për postin e kryetarit të Partisë Konservatore duhet të mbështetet nga të paktën tetë deputetë. Drejtuesve aktual të partisë nuk u lejohet që të bëjnë fushatë për kandidatët.
Më 13 qershor do të zhvillohet raundi i parë i votimit, ku do të eleminohet kandidati që merr më pak vota.
Më 18 qershor do të zhvillohet raundi i dytë i votimit dhe aty do eleminohet kandidati ose kandidatët që marrin më pak se 10% të mbështetjes.
Më 19 dhe 20 qershor, Partia Konservatore do të zhvillojë votime deri sa në garë të mbeten vetëm dy kandidatë.
Më 22 qershor do të jenë anëtarët e partisë që do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri. /tch/
Michael Gove – Sekretar për Mjedisin
Jeremy Hunt – Sekretar për Politikën e Jashtme
Andrea Leadsom – Drejtuese e Dhomës së Përfaqësuesve
Boris Johnson – Ish Sekretar për Politikën e Jashtme
Sajid Javid – Sekretar për Punët e Brendshme
Matt Hancock – Sekretar i Shëndetësisë
Esther McVey – Ish Sekretare për Punën dhe Pensionet
Sam Gyimah – Ish Sekretar shteti për Universitetet dhe Shkencën
Dominic Raab – Sekretar për Brexit
Rory Stewart – Sekretar shteti për Zhvillimin Ndërkombëtar
Mark Harper – Ish Sekretar shteti për Emigracionin
Numri i votuesve
Vota të përpunuara
Të vlefshme
Dalja në zgjedhje