LAJMI I FUNDIT:

Njiheni motin nëpërmjet reagimeve të gjallesave

Njiheni motin nëpërmjet reagimeve të gjallesave

Shumë kafshë kanë reagime të ndryshime për ndryshime të motit

Kur dallëndyshja fluturon ulët, paralajmëron kohë të keqe. Nëse fluturon duke bërë ulje-ngritje, atëherë furtuna po afron.

Kur harabelat mblidhen grumbull në tokë dhe shpupuriten në pluhur, pritet kohë me shi.


Para shiut, bletët qëndrojnë në zgjua dhe gumëzhijnë, milingonat mbyllin me shpejtësi hyrjen e folesë, ndërsa mizat futen në shtëpitë e njerëzve. Sa më të larta janë pirgjet e dheut që milingonat hapin në vjeshtë, aq më i ashpër është dimri.

Qeni, para se të nisë shiu, gërmon tokën fort me thonj. Kur ndien se do të bëjë mot i ftohtë, ai shtrihet përmbys dhe përpara kohës së nxehtë, ai shtrihet në shpinë.