LAJMI I FUNDIT:

Njëzet firma prodhojnë 55% të mbetjeve plastike në botë, zbulon një raport

Njëzet firma prodhojnë 55% të mbetjeve plastike në botë, zbulon një raport

Vetëm 20 kompani janë burimi i më shumë se gjysmës së të gjithë artikujve plastikë për një përdorim – të hedhur në mbarë botën.

Ky është përfundimi i analizës së rrjetit të korporatave prapa prodhimit të plastikës, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.


Studimi thuhet se shqyrtoi afërsisht 1.000 fabrika që prodhojnë lëndët e para të nevojshme për produkte për një përdorim.

Shishet plastike, paketimet e ushqimit dhe qeset janë ndër miliarda sende që përdoren një herë dhe më pas hidhen – dhe shpesh përfundojnë në oqeane.

Hulumtimi – kryer nga një konsorcium duke përfshirë Shkollën Ekonomike të Londrës – shikoi se cilat kompani janë në bazën e zinxhirit të furnizimit me plastikë dhe bëjnë polimere, “blloqet ndërtimore” të të gjitha plastikave.

Ai emëron 20 ndërmarrje petrokimike të cilat thotë se janë burimi i 55 për qind të mbetjeve plastike me përdorim të vetëm në botë. Kompanitë përfshijnë ExxonMobil, Dow dhe Sinopec.

Studimi vlerëson gjithashtu se cilat vende gjenerojnë më shumë mbeturina plastike me përdorim të vetëm, bazuar në numrin e popullsisë.

Britania e Madhe vjen në vendin e katërt, me më shumë se 40 kg mbetje plastike të krijuara për person në vit, thonë autorët, ndërsa Australia është në krye dhe Shtetet e Bashkuara të dytat.

Ndërkohë vlerësohet se një pjesë e rritjes së kërkesës për plastikë buron nga nevoja për maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse dhe mjekësore për t’u marrë me krizën e shkaktuar nga Covid-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Amerika
Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Azia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Azia
Kalo në kategori