LAJMI I FUNDIT:

Njësia kundër zjarrit vitin e kaluar ka intervenuar në 405 raste

Njësia kundër zjarrit vitin e kaluar ka intervenuar në 405 raste

Vitin e kaluar në Kumanovë janë regjistruar 405 intervenime, që paraqet ulje të intervenimeve në krahasim me vitin 2015 kur ishin regjistruar 435 intervenime, njoftoi Njësia territoriale kundër zjarrit në Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në hapësirë të hapur në vitin 2016 janë regjistruar 225 zajrre, ndërsa në vitin 2015 u regjistruan 235 zjarre në objekte”, deklaroi Dejan Ilievski, komandant i Njësisë territoriale kundër zjarrit.


Ndërsa prej fillimi të vitit 2017 deri tani zjarrfikësit në Kumanovë kanë intervenuar në nëntë raste të zjarreve në mjedise të hapura dhe mjedise urbane./Telegrafi/