LAJMI I FUNDIT:

Njësia elitare e ushtrisë amerikane “Seal Team 6” që vrau Bin Ladenin, po thur një plan të veçantë për neutralizimin e Kim Jong-un (Foto)

Njësia elitare e ushtrisë amerikane “Seal Team 6” që vrau Bin Ladenin, po thur një plan të veçantë për neutralizimin e Kim Jong-un (Foto)

Njësia speciale e ushtrisë amerikane që kishin marrë pjesë në operacionin për vrasjen e terroristit të shumëkërkuar Osama Bin Laden, pritet të jenë pjesë e një ushtrimi që simulon rrëzimin nga pushtetit të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Ekipi i specializuar për ndërhyrje të shpejtë ndryshe i njohur si “Seal Team 6”, do të udhëheqin ushtrimin që do të zhvillohet në Korenë Jugore, transmeton Telegrafi.


Kjo njësi ushtarake kishte kryer operacionin për vrasjen e liderit të organizatës terroriste Al-Qaeda, Osama Bin Laden në Pakistan në maj të vitit 2011.

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Carl Vinson, pritet të mbërrij sot në Korenë Jugore, ku do të zbarkon njësia elitare “Seal Team 6” e specializuar për operacione anti-terrorizëm.

Mbërritja e anijes ushtarake vjen pak ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump, duke komentuar testet raketore të Koresë së Veriut, u shpreh se “Peniani po i kërkon vetë telashet”.

Ai gjithashtu deklaroi se, Shtetet e Bashkuara do ta zgjidhin vetë problemin nëse Kina, fqinji me të cilin ka kontakte regjimi verior, nuk do të ndihmojë.

Lëvizjet e fundit të Amerikës janë pjesë e një plani për rritjen e pranisë së saj në gadishullin korean, që thuhet se ka si synim një plan për neutralizimin e kapaciteteve të Kim-Jong un. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
IDF njofton se ka vrarë komandantin e Xhihadit Islamik në lindje të Rafahut

IDF njofton se ka vrarë komandantin e Xhihadit Islamik në lindje të Rafahut

Azia
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën

Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën

Azia
Kalo në kategori