LAJMI I FUNDIT:

Njeriu i parë në Hënë, 50 vite nga misioni ‘Apollo 11’

Njeriu i parë në Hënë, 50 vite nga misioni ‘Apollo 11’

50 vite pasi raketa e nisur nga Florida dërgoi njerëzit e parë në Hënë, një veteran i ekuipazhit të “Apollo 11”, kthehet në platformën e lancimit për të kujtuar dhe nderuar hapin gjigant për njerëzimin, që u bë një moment vendimtar dhe përcaktues në histori.

“Ne ekuipazhi, ndjenim peshën e botës mbi shpinë, e dinim se të gjithë i kishin sytë tek ne, miqtë dhe armiqtë”,  thotë veterani Michael Collins.


Michael Collins dhe piloti i modulit, Buzz Aldrin, janë dy pjesëtarët e vetëm ende në jetë të atij misioni që do të ndryshonte mënyrën se si njerëzimi e shihte vendin e tij në univers.  Komandanti i tyre, Neil Armstrong, njeriu i parë që shkeli në hënë, u nda nga jeta në vitin 2012, në moshën 82-vjeçare.

Anijes iu deshën katër ditë për të arritur në Hënë, para se moduli i njohur si ‘Eagle’, preku sipërfaqen e hënës më 20 korrik 1969. Armstrong doli disa orë më pas, duke zbritur ngadalë nga një shkallë e duke vendosur këmbën në tokën hënore, shoqëruar me frazën e pavdekshme; ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigant për njerëzimin.

Kollins kish qëndruar në orbitën hënore, duke komanduar modulin ‘Columbia’, mjetin e vetëm që mund t’i kthente ata në tokë. Janë 12 njerëzit që kanë shkelur në hënë që nga ajo kohë, me vetëm katër prej tyre ende gjallë. Asnjë qenie njerëzore nuk është kthyer në hënë që nga 1972, viti i fundit i misionit ‘Apollo’.

Presidenti Xhorxh Bush i vjetri premtoi se do ta bënte këtë në 1989, po ashtu edhe i biri në 2004. Por ende asgjë. Presidenti Donald Trump tani ka rindezur garën për të ripushtuar hënën, këtë herë me të parën grua dhe për të udhëtuar madje më tej, drejt marsit. Por, vitet e përcaktuara si afate respektivisht 2024 dhe 2033, duken si jo realistë dhe kanë shkaktuar telashe në agjencinë hapësinore amerikane. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori