LAJMI I FUNDIT:

Njeriu i madh që u arrestua si president afër Shtëpisë së Bardhë

Njeriu i madh që u arrestua si president afër Shtëpisë së Bardhë
Grant dhe Robert E. Bonner duke garuar në Nju-Jork (litografi e vitit 1868)

Nga: Peggy Noona / The Wall Street Journal (titulli origjinal: A Great Man Got Arrested as President)
Përkthimi: Telegrafi.com

Kemi nevojë për aperitiv. Janë Pashkët e krishtera (tema e së cilës është ringjallja dhe shpëtimi), Pashkët hebraike (liria dhe kujtimi) dhe Ramazani (përkushtimi). Pra, le t’i kthehemi ditëve të dashura dhe njerëzve të mëdhenj.


Është vënë re se Ulysses S. Grant ishte i pari dhe i vetmi president i mëparshëm amerikan, që është arrestuar. U arrestua në vitin 1872, kur ishte president, për “ngasje të shpejtë” të karrocës së tij me dy kuaj – jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë. Oficeri që e arrestoi, William West, ishte veteran i Ushtrisë së Unionit, një burrë me ngjyrë që kishte disa vjet në punë në forcën e policisë. Kishte ankesa se burrat po i shpejtonin kuajt në pjesën “aristokratike” të qytetit. Një ditë oficeri West e ndaloi presidentin, të cilin e njohu dhe ia dha një paralajmërim. “Ngasja juaj e shpejtë, zotëri … po e rrezikon jetën e njerëzve që duhet ta kalojnë rrugën”. Presidenti kërkoi falje. Por, natën tjetër, duke patrulluar në rrugët 13 dhe M, West vëren një mori karrocash që lëviznin me shpejtësi të madhe në rrugë, me presidentin në krye.

West e ngriti shkopin e policit. Granti e merr kontrollin e kuajve të vet dhe pyet, i turpëruar, nëse prapë kishte qenë duke ngarë në shpejtësi. Në vitin 1908, kur historia shpërtheu në Sunday Star të Uashingtonit, West tha se Granti e kishte pamjen e një nxënësi të kapur në akt faji. Ai ia kujtoi Grantit premtimin për ta ndaluar shpejtësinë. West i tha Grantit: “Më vjen shumë keq që duhet ta bëj këtë, z. President, sepse ju jeni shefi i kombit dhe unë nuk jam asgjë tjetër veçse një polic, mirëpo detyra është detyrë zotëri, dhe mua më duhet t’ju vë nën arrest”.

Granti bëri diçka që nuk e kishte bërë shpesh e që ishte dorëzimi. E ftoi Westin në karrocën e vet dhe u nis për në objektin e stacionit policor. Rrugës folën për luftën. West kishte marrë pjesë gjatë evakuimit në Riçmond. Granti tha se e admiron njeriun që e kryen detyrën e vet. Në objektin e stacionit, Granti vendosi 20 dollarë dhe qëndroi mjaftueshëm për t’u argëtuar nga miqtë që gjithashtu ishin në mbajtje, e të cilët protestonin kundër arrestimeve. Ditë më vonë u përhap fjala se puna e Westit mund të ishte në rrezik. Granti ia dërgoi një mesazh të shpejtë shefit të policisë, duke e lëvduar Westin për trimërinë dhe duke e bërë të qartë se shpreson se nuk do t’i shkaktohet atij ndonjë dëm. Asgjë nuk ndodhi.

Në vitet e ardhshme, ata e përshëndesnin njëri-tjetrin në rrugë, flisnin për kuajt. Westi shërbeu edhe 25 vjetët tjera në departament, duke u veçuar në fushën e detektivëve. Nuk e tregoi historinë e arrestimit të presidentit, derisa nuk doli në pension. Departamenti i Policisë Metropolitane e konfirmoi rrëfimin, një shekull më vonë.

Vitin e kaluar, në këtë kohë, shkruam për Grantin, duke folur për rolin e tij në Javën e Shenjtë – më emocionalen në historinë e ShBA-së, ato shtatë ditët e vitit 1865 që përfshinin fundin e Luftës Civile, qetësinë në Apomatoks dhe vrasjen e Abraham Lincolnit .

Mund të thuhet më shumë. Një gjë që gjithmonë magjeps është cilësia që Granti kishte, diçka që i la vëzhguesit e afërt të balanconin në mendjet e veta dy mendime të ndryshme dhe të kundërta për të. Njëri: Nuk ka asgjë të veçantë te ky tip i thjeshtë, i qetë, i padallueshëm. Tjetri: Është i shënjuar nga fati; diçka brenda tij e përfshinte epikën e veprës së fatit, madje edhe të kombeve.

Ish-ushtari i panjohur dhe fermeri i pasuksesshëm do të bëhet, për dy ose tre vjet, i vetmi njeri i domosdoshëm në Union – pas Lincolnit. Pastaj, pas të gjitha sukseseve të arritura do të humbiste gjithçka në një ortek fatkeqësish… e në fund vjen një triumf përfundimtar dhe i mrekullueshëm njerëzor.

Është e famshme historia e Ron Chernowit te vepra e shkëlqyeshme “Grant”:

Në prag të Krishtlindjes së vitit 1883, Granti, i fortë dhe i suksesshëm, në moshën 61-vjeçare u largua për në shtëpinë e vet në qytetin e Menhetenit. Kur u kthye për t’ia dhënë shoferit një bakshish për pushime, rrëshqiti në akull duke e thyer ijën. Pleuriti pasoi; artriti “ia sakatoi këmbët”; ishte i shtrirë në shtrat dhe më pas kishte probleme me ecjen. Granti e kishte krijuar më parë një partneritet biznesi me “Napoleonin e Ri të Financës”, me 29-vjeçarin Ferdinand Ward – një gjeni financiar që ishte, mjerisht, Sam Bankman-Friedi i kohës sonë. Fitimet e tij u zbuluan se ishin inekzistente; në pranverën e vitit 1884 Granti zbuloi se ishte i shkatërruar, i thyer, dhe se reputacioni i tij publik ishte keq i dëmtuar. Disa muaj më vonë – “Kur hidhërimet vijnë, nuk vijnë vetëm përgjuesit si individë, por në batalione” – e kafshoi një copë pjeshke dhe qau me zë të lartë nga dhimbja, duke menduar se e kishte gëlltitur një grerëzë. Ndjenja e zjarrit në fyt nuk do të largohej dhe disa muaj më vonë i thanë se ishte kancer.

Atëherë përmblodhi gjithçka që duhej të bënte dhe që prej kohësh kishte refuzuar të bënte: T’i shkruante kujtimet e veta. E bëri këtë për para, në mënyrë që gruaja dhe familja e tij të ishin të sigurt.

Shkroi ulur në një karrige, me këmbët mbi një karrige përballë fytyrës, me një kapele leshi në kokë, një shall te shpatullat – “një shall rreth qafës që fshehte tumorin e madhësisë së një top bejsbolli”. Pasi hante ose pinte, kërkonte opium, por opiumi ia turbullte mendjen për çfarë shkruante gjatë pa ngrënë ose pirë. Megjithatë, fjalët rrodhën, “duke treguar se sa shumë mendime dhe ndjenja të mbyllura fshiheshin nën fasadën e tij të mbërthyer”. Shkroi 275 mijë fjalë në “prozë të shkëlqyer”, për më pak se një vit.

Fjalia e parë – “Familja ime është amerikane dhe ka qenë për breza e tillë në të gjitha degët e veta, direkt dhe indirekt ” – ka bukurinë e përmbledhur të letrave të fushës së betejës. Vdiq më 23 korrik 1885, tre ditë pasi mbaroi dorëshkrimin. Kryevepra e papritur u bë fenomen për publikim.

Mark Twain, i cili e publikoi atë, e pa procesionin e varrimit të Grantit – për pesë orë nga dritaret e zyrës në Sheshin Union. Më pas u bashkua me William Tecumseh Shermanin – për pije dhe puro në Klubin Lotos. Folën për mrekullinë dhe misterin e personalitetit të Grantit. Shermani mendoi se shoku i tij i ngushtë kishte qenë mister edhe për veten e vet. Nuk e kishte asnjë të barabartë me veten, si gjeni ushtarak që ishte – “Kurrë, asnjë si ai më parë” – por nuk ishte i zhytur në literaturën e luftës, të strategjisë dhe të taktikave të mëdha. Ai nuk ishte aspak si Granti i spastruar dhe i respektuar që dilte në gazeta. “Ideja e gjithë kësaj marrëzie se Grant nuk mundte të duronte gjuhën e vrazhdë dhe historitë e pakuptimta”! Ai gjëmonte nga rrëfimet e turpshme. “Granti”, tha Sherman, “nuk ishte budalla emocional; ai ishte burrë – fund e krye – i realizuar dhe i përmbushur”.

Twain rrëfeu për një keqardhje. Duke ndihmuar në mbikëqyrjen dhe redaktimin e kujtimeve të Grantit, nuk shtypi asgjë për luftën e Grantit me alkoolin. Armiqtë e quanin të dehur; miqtë e tij dinin për shfrenimet e kohës së luftës. Vetë Shermani ka thënë për miqësinë me të: “Më qëndronte pranë kur isha i çmendur dhe unë qëndroja pranë tij kur ai ishte i dehur”. Por, Twaini nuk mendoi të hetonte më shumë dhe e dinte se duhet ta kishte bërë këtë, sepse njerëzit do ta kishin vlerësuar dhe kuptuar.

Pse e kujtojmë madhështinë? Cili është qëllimi kur kujton?

Për të na kujtuar se kush kemi qenë. Për të na kujtuar se çfarë fshihet ende atje në ADN-në kombëtare.

Kështu ne e dimë se si duket madhështia. Kështu mund ta njohim atë kur është brenda mjedisit tonë. Sepse madhështia njerëzore nuk do të zhduket kurrë plotësisht, edhe pse ju mund të shikoni në veri, lindje, jug dhe perëndim dhe të mos jeni në gjendje ta shihni atë. Nuk jeni të sigurt se është diku përreth. Por, do të jetë aty.

Ndoshta është aty. Shikoni më afër. Ndoshta kjo është një farë. Ndihmojeni të rritet. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Ana Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!

Ana Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!

Kulture
Portreti që frymëzoi Shekspirin të shkruante Othellon

Portreti që frymëzoi Shekspirin të shkruante Othellon

Piktura
ASAJ

ASAJ

Fjala+
TË JETOSH …

TË JETOSH …

Poezi
VDEKJES

VDEKJES

Poezi
Të fyer e të poshtëruar...

Të fyer e të poshtëruar...

Fjala+
Kalo në kategori