LAJMI I FUNDIT:

“Njeriu më i frikshëm në Planet” – Pasuria neto, aktrimi, karriera në boks dhe gjithçka tjetër që duhet të dini për Martyn Ford

“Njeriu më i frikshëm në Planet” – Pasuria neto, aktrimi, karriera në boks dhe gjithçka tjetër që duhet të dini për Martyn Ford

Martyn Ford është një anglez nga Minëorth, një fshat pranë Sutton Coldfield në West Midlands. Ai gjithashtu njihet edhe me nofkën si ‘Njeriu më i frikshëm në Planet’.

Vëmendja aktuale po ndërtohet rreth 39-vjeçarit, i cili do të luftojë me ‘The Iranian Hulk’ , Sajad Gharibi, në muajin prill që po vlerësohet edhe si ‘ndeshja më e ashpër e boksit në histori të peshave të rënda’.

Lufta do të zhvillohet në një kafaz në O2 Arena të Londrës më 2 Prill 2022.

Nga lufta e shëndetit mendor dhe anoreksisë - si u rikthye 'Njeriu më i frikshëm në Planet'
Lexo po ashtu Nga lufta e shëndetit mendor dhe anoreksisë - si u rikthye 'Njeriu më i frikshëm në Planet'

Pavarësisht se asnjëri prej luftëtarëve nuk ka pasur ndeshje profesionale në të kaluarën, të dy po publikojnë një seri videosh të frikshme, disi qesharake, që synojnë të frikësojnë njëri-tjetrin.

Në njërën, The Hulk thyen godet murin me grushte, ndërsa në një nga e Ford, shihet duke lëshuar goditje të fuqishme.

Duke shkruar në Instagramin e tij në pritje të betejës, Ford i dërgoi një paralajmërim rivalit të tij: “Është 100 për qind e aranzhuar, është e gjitha e nënshkruar, e vulosur dhe gati për të shkuar….. Unë absolutisht nuk e kam idenë se për çfarë po ndeshemi, por unë do të them këtë … jam duke u stërvitur gati për të mposhtur atë”.

'Njeriu më i frikshëm në Planet' i thotë Hulkut iranian të veshë "pantallonat më të gjatë" pasi do ta godet pamëshirshëm
Lexo po ashtu 'Njeriu më i frikshëm në Planet' i thotë Hulkut iranian të veshë "pantallonat më të gjatë" pasi do ta godet pamëshirshëm

Por kush është Ford, si arriti deri në këtë pikë dhe si e fitoi reputacionin e tij të frikshëm?

Sa është vlera neto e Martyn Ford?

Sipas faqes Popular Net Worth, Ford ka grumbulluar një pasuri prej katër milionë euro.

The Scariest Man on the Planet Vs The Iranian Hulk is set for the spring

Pasi ka punuar në film dhe bodybuilding, nuk është çudi që njeriu i West Midlands ka fituar kaq shumë. Përveç kësaj, ai ka bërë edhe promovime për produkte në Instagramin e tij, duke përfshirë edhe rrjetin e veshjeve BooHoo.

Në kohën e shkrimit të artikullit, i forti ka ndjekës 3.3 milionë në Instagram.

Karriera e aktrimit të Martyn Ford

Përveç reputacionit të tij si një ndikues në rrjetet sociale dhe bodybuilder, Ford është gjithashtu edhe një aktor.

Vendi, data dhe pjesë nga stërvitjet e 'çmendura': Gjithçka që duhet të dini për meçin e dekadës mes Ford dhe Gharibi
Lexo po ashtu Vendi, data dhe pjesë nga stërvitjet e 'çmendura': Gjithçka që duhet të dini për meçin e dekadës mes Ford dhe Gharibi

Ai ka luajtur në një sërë filmash, ndoshta më të dalluarin në Kingsman: The Golden Circle së bashku me Colin Firth, Michael Gambon dhe Taron Egerton.

Duke qëndruar me peshë rreth 145 kilogramë, konstruksioni atletik i Fordit pa dyshim i jep vetes shumë personazheve në ekran.

Ai ka gjithashtu pjesë të luajtura në Fast & Furious 9: The Fast Saga, Final Score dhe The Nevers.

Në prill e pret beteja më e ashpër ndonjëherë, por si po frymëzohet Martyn Ford nga Tyson Fury
Lexo po ashtu Në prill e pret beteja më e ashpër ndonjëherë, por si po frymëzohet Martyn Ford nga Tyson Fury

A është Martyn Ford i martuar?

Martyn Ford është i martuar me Sacha Stacey. Ashtu si bashkëshorti i saj, Stacey është gjithashtu e njohur për fitnesin e saj, duke postuar shpesh foto dhe klipe të stërvitjeve për ndjekësit e saj prej rreth 30,000 personash në Instagram.

Çifti u martua në tetor të vitit 2009, pasi festuan 11 vjetorin e martesës vitin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori