LAJMI I FUNDIT:

Njëri nga të plagosurit në Vushtrri në gjendje të rëndë

Njëri nga të plagosurit në Vushtrri në gjendje të rëndë
Foto: Ilustrim

Njëri nga të plagosurit në Vushtrri është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës , Naser Syla.


“Njëri në gjendje shumë të rëndë, tani e kanë shti në sallë për kirurgji vaskulare edhe kirugji torakale. Kurse, tjetri është në gjendje stabile, është pranu në Ortopedi pas ekzaminimeve”, tha Syla.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se dy persona janë arrestuar.

Po ashtu është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Ndërkaq ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek vrasja.

Zahiti ka thënë se hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësitë përkatëse policore./Telegrafi/