LAJMI I FUNDIT:

Njëri i akuzuar mungon pa arsye, dështon rigjykimi ndaj kryeinspektorit të MMPH-së dhe katër inspektorëve të Prizrenit

Njëri i akuzuar mungon pa arsye, dështon rigjykimi ndaj kryeinspektorit të MMPH-së dhe katër inspektorëve të Prizrenit

Në mungesë të të akuzuarit Enver Bytyqi, inspektor i Komunës së Prizrenit, ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri Halimi, si dhe tre inspektorëve tjerë të kësaj komune, Nexhmedin Musliu, Bashkim Krasniqi dhe Ruzhdi Daka.

Një gjë e tillë, u konstatua nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala.


Tutje, gjykatësi Shala tha se Bytyqi ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt dhe se i njëjti nuk e ka arsyetuar mungesën e tij në këtë seancë.

Gjithashtu, në këtë seancë nuk ishte i pranishëm as mbrojtësi i të akuzuarit Bytyqi, avokati Fatmir Jëlliqi.

Kështu, në mungesë të kushteve ligjore, seanca e sotme është shtyrë dhe e radhës është caktuar për 7 nëntor 2022.

Kurse, për të akuzuarin Bytyqi dhe avokatin Jëlliqi, gjykatësi Shala tha se do të ftohen me ftesa të rregullt.

Pas ankesës të ushtruar nga prokuroria, Gjykata e Apelit herën e parë më 25 janar 2022 e kishte kthyer rastin në rigjykim për shkak të shkeljeve esenciale procedurale.

Ndryshe, kjo çështje pasi është kthyer në rigjykim, të akuzuarit Halimi, Bytyqi, Musliu, Krasniqi dhe Daka ishin liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mirëpo, me arsyetimin se gjykata ka përfunduar shqyrtimin e rigjykimit brenda një kohe shumë të shkurtër dhe rrjedhimisht ka humbur kuptimin e mbajtjes së seancës, Apeli për herë të dytë e ka kthyer çështjen sërish në rishqyrtim.

Në vendimin e Gjykatës të Apelit, thuhet se procedura e shqyrtimit gjyqësor në rishqyrtim është e shkurtë deri në atë masë, sa që e ka cenuar esencën e seancës të shqyrtimit gjyqësor duke humbur kuptimin e mbajtjes se saj.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të ngritur më 18 nëntor 2019, Bedri Halimi duke punuar si Kryeinspektor i Inspektoratit të Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), kompetent për inspektimin e punimeve ndërtimore në Parkun Nacional “Sharri” në Prevallë, me dashje nuk i ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me vendimin e ministrit të MMPH-së Nr.34/13 të datës 15 nëntor 2013, me të cilin urdhërohet rrënimi i objekteve pa leje brenda Planit Rregullues Urban në Parkun Nacional, në atë mënyrë që edhe pse e ka hartuar planin për zbatimin e urdhëresës në 4 faza, atë nuk e ka përmbushur.

Sipas aktakuzës, në fazën e parë ishin rrënuar 180 objekte, në fazën e dytë nga 28 vendime për rrënim, janë zbatuar vetëm 20, duke mbetur edhe 8 vendime të pazbatuara.

Sipas prokurorisë, në fazën e tretë nga 45 vendime për rrënim, 16 ishin revokuar, ndërsa 29 vendime kanë mbetur të pazbatuara, kurse faza e katërt fare nuk ishte implementuar, ashtu që
nga 14 dhjetorit 2013 e deri tash nuk ka zbatuar as një prej vendimeve edhe pse të njëjtat janë ende në fuqi.

Ndërsa, katër të tjerët, Enver Bytyqi, Nexhmedin Musliu, Bashkim Krasniqi dhe Ruzhdi Daka, sipas aktakuzës si inspektorë të ndërtimit në Drejtorinë e Inspektoratit të Komunës së Prizrenit, kanë qenë përgjegjës për inspektimin e punimeve ndërtimore në Parkun Nacional, në periudhën kohore nga 22 qershor 2006, e deri më 3 maj 2013, kur MMPH-ja me vendimin M.Nr.1498/13, e ka urdhëruar ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në zonën e Prevallës.

Sipas PSRK-së, të njëjtit me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare konform Ligjit për Ndërtim nr. 2004/15, nuk e kanë bërë mbikëqyrjen inspektuese të ndërtimeve, nuk kanë urdhëruar pezullimin e ndërtimit dhe nuk i kanë iniciuar procedurat e parapara me ligj, ashtu që gjatë këtyre shtatë viteve e kanë lejuar ndërtimin e disa qindra objekteve pa leje ndërtimi, duke reaguar vetëm në disa raste.

Prokuroria pretendon se Enver Bytyqi, ishte i përfshirë në tri raste të ndërtimeve të palejuara të pronarëve Sezo Beqiri, Fehmi Beqaj dhe Muharrem Brando, kurse Nexhmedin Musliu në dy raste, të pronarëve Irfan Beqiri dhe Blerim Bajraktari. Tutje, thuhet se Bashkim Krasniqi ishte i përfshirë në një rast të pronarit Hazir Merlaku dhe Ruzhdi Daka në një rast të pronarit Kadri Bajrami.

Me këto veprime, PSRK-ja thotë se këtë mënyrë ata kanë shkaktuar degradimin e mjedisit në masë të madhe, kurse secilit pronarë të objektit të ndërtuar pa leje, iu kanë mundësuar përfitimin e dobisë pasurore në vlerë mesatare prej 10 mijë e 500 euro, raporton betimiperdrejtesi.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori