LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit mund të jetojnë mbi 130 vite

Njerëzit mund të jetojnë mbi 130 vite

Dr.Dr. Halil Krasniqi,
Ekspert i shëndetësisë

Burimet e veçanta politiko-shkencore të mjekësisë së kufizuar dhe të dedikuar shoqërisë në kulmin e kufizur, dëshmojnë se me regjenerimin qelizor dhe disa proceseve biologjiko-fiziologjike, është e mundur jetëgjatësia e njeriut normal të përsëritet deri në tri herë.


Por studimi i fundit shkencor, tregoi se, njerëzit mund të jetojnë më shumë se 130 vite – edhe nëse shanset për një jetë kaq të gjatë mund të jenë për disa njerëz të rëndomtë – të vogla. Megjithatë, disa njerëz mendojnë se nuk ka një sekret specifik apo universal për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë. Ky mendim është i drejtë. Femrës më të vjetër në botë i pëlqen torta me luleshtrydhe dhe pijet energjike.

Aktualisht gruaja më e vjetër në botë është 118 vjeçare, ajo jeton në Japoni dhe quhet Tanaka Kane. Sipas deklaratës së saj, ajo jeton një jetë që të gjithë do të donin për moshën e saj. Përveç aparatit të dëgjimit dhe shëtitësit, ajo nuk ka nevojë për asnjë ndihmë, ajo shkruan poezi, ushqehet tri herë në ditë, pothuajse çdo ditë dhe, sipas informatave nga djali i saj, ajo pi tre kënaçe pije në ditë “duke përfshirë kafe të konservuar, pije energjike dhe lëngje të gazuara”.

Gjumi i qetë, familja, shpresa dhe besimi në Zot – është sekreti i jetëgjatësisë së saj, thotë ajo.

Në moshën 103 vjeç ajo është diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë – nga i cili ajo është shëruar plotësisht me një trajtim operativ.

Shumë njerëz dëshirojnë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Në fakt, për dekada të tëra jetëgjatësia është rritur në pothuajse çdo vend të botës. Por cili është kufiri i moshës maksimale që Homo sapiens mund të arrijë?

Shkencëtarët e shumtë janë përpjekur në dekada të tëra për të përcaktuar kufirin maksimal për jetën njerëzore. Së fundi studiuesit nga Institutit teknologjik Zviceran, raportojnë në revistën “Royal Society Open Science” se njerëzit mund të arrijnë një moshë më shumë se 130 vjeçe. Sigurisht, se shumë pak njerëz në tokë mund ta arrijnë këtë moshë, por kjo jetëgjatësi është e mundur, thotë studimi shkencor.

Ekipi rreth profesorit të statistikave Anthony Davison analizoi të dhënat nga rreth 1,100 njerëz të moshës 105 vjeç e lart. Njerëzit e testuar vinin nga 13 vende të botës.

Analizat shkencore dhe biologjike tregojnë, që rreziku i vdekjes së një personi nuk rritet më pas një moshe të caktuar, por mbetet konstant me një probabilitet rreth 50:50. Për dikën që është 110 vjeç, shansi për të jetuar një vit tjetër është “si të hedhësh një monedhë”, “nëse monedha është me kokë poshtë, ai person do të jeton deri në ditëlindjen e tij të ardhshme, nëse jo, do të vdesë diku brenda vitit të ardhshëm.”

Studimet tjera në kohët e fundit treguan se njerëzit teorikisht mund të jetojnë deri në 150 vite. Njohuritë shkencore në këtë fushë shumë delikate, mbesin brenda mureve të larta dhe për shumë shkencëtarë të paarritshme. Ne shkencën e botës paralele jetëgjatësia mbi trefishin e jetës normale, është fenomen i zgjedhur dhe i praktikuar. Ky proces është mjegull për mjekësin e hapur.

Shkenca kohore nuk përjashton mundësinë që do të ketë 130-vjeçarë gjatë këtij shekulli në popullatën e rëndomtë. Kjo varet gjithashtu, kryesisht nga të arriturat mjekësore dhe shoqërore. Deri më tani, e njohura francezja Jeanne Calment ka udhëhequr statistikat e ciklit të jetës. Ajo vdiq në vitin 1997 në moshën 122 vjeçare.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori