LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit largohen nga një festival në Nevada: Krijesat me tre sy filluan të dalin nga balta e shkretëtirës ​​

Njerëzit largohen nga një festival në Nevada: Krijesat me tre sy filluan të dalin nga balta e shkretëtirës ​​

Tashmë kemi shkruar për dramën e përjetuar nga vizitorët e festivalit “Burning Man” në Nevada.

Më shumë se 70 mijë njerëz ngecën në baltën e shkretëtirës pas shirave të dendur, rrugët u bllokuan dhe një person mbeti i vdekur.


Gjatë ditës së djeshme organizatorët e manifestimit popullor hapën itinerarin, ndaj vizitorët nxituan të kthehen në shtëpi. U krijua një varg i gjatë automjetesh dhe shumë u nisën në këmbë.

Pamjet e pazakonta u shfaqën në rrjetet sociale, dhe njerëzit duhej të kalonin tetë kilometra mbi një pistë të dheut për të arritur në autostradë, raporton reuters.

Për shkak të turmës së pabesueshme dhe bllokimeve të vazhdueshme të trafikut, atyre iu deshën të paktën pesë orë e gjysmë!

I çuditshëm tingëllon edhe informacioni se shirat e dendur “zgjuan” nga gjumi krijesa të pazakonta, të njohura më mirë si karkaleca zanash. Ata i përkasin gjinisë Anostraca, dhe të afërmit e tyre datojnë në periudhën Kambriane (më shumë se 500 milion vjet më parë).

Ata u panë teksa njerëzit po largoheshin masivisht nga festivali Burning Man.

Krijesat ishin “të bllokuara” thellë në tokë për vite me radhë, derisa shiu u siguroi kushte për t’u çelur.

Karkalecat zanash kanë tre sy dhe jetëgjatësi të shkurtër (dy deri në tre muaj), ndërsa vezët e tyre mund të qëndrojnë në tokë për një periudhë të gjatë kohore. /Telegrafi/