LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit duhet të jenë ‘vërtetë të kujdesshëm’ në TikTok, thotë drejtori i CIA-s

Njerëzit duhet të jenë ‘vërtetë të kujdesshëm’ në TikTok, thotë drejtori i CIA-s

Drejtori i CIA-s, William Burns, paralajmëroi përdoruesit amerikanë të TikTok se duhet të jenë “vërtetë të kujdesshëm” për shkak të shqetësimeve të sigurisë mbi aplikacionin e njohur të mediave sociale në pronësi kineze.

Duke folur për PBS në një intervistë gjatë së premtes, Burns tha se ai shpërndau disa shqetësime të shprehura nga zyrtarë të tjerë amerikan mbi atë se TikTok mund të përbëjë rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA-së, transmeton Telegrafi.

Shumë agjenci federale, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe departamentet e Mbrojtjes, Shtetit dhe Sigurisë së Brendshme, e ndaluan TikTok-un nga pajisjet që janë nën pronësinë e qeverisë, dhe të mërkurën e 14 dhjetorit, Senati Amerikan aprovoi një ligj i cili ndalon të gjithë punëtorët federal nga përdorimi i aplikacionit.

TikTok ka thënë se shqetësimet janë nxitur kryesisht nga dezinformatat. Legjislacioni i ri nuk do të prekë më shumë se 100 milionë amerikanë që përdorin TikTok në pajisje private ose në pronësi të kompanisë.

Ndërsa kur ai u pyet se çfarë do t’u rekomandonte njerëzve që t’u tregonin fëmijëve të tyre ose miqve të tyre të moshës së re se nëse ata duhet ta përdorin TikTok-un, ai tha: “Do të isha shumë i kujdesshëm”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e shpërndarjes së informacionit për shëndetin riprodhues

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e shpërndarjes së informacionit për shëndetin riprodhues

Teknologji
WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
Kalo në kategori