LAJMI I FUNDIT:

‘Njerëz të paharrueshëm’, Thaçi kujton Hasan Prishtinën

‘Njerëz të paharrueshëm’, Thaçi kujton Hasan Prishtinën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në rubrikën e tij “Njerëz të paharrueshëm”, të premten ka kujtuar Hasan Prishtinën.

Në lloagrinë e tij në Facebook, Thaçi tha se Hasan Prishtina dha kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kombit shqiptar në periudhën më të rëndësishme historike.


“Hasan Prishtina, ideologu i Lëvizjes Kombëtare që rezultoi me pavarësinë e Shqipërisë, dha kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kombit shqiptar në periudhën më të rëndësishme historike. Si deputet i parlamentit turk u angazhua për të drejtat politike dhe kombëtare. Si strateg ishte në krye të kryengritjeve të viteve 1908-1912. Si atdhetar dhe diplomat nuk u pajtua me copëtimin e tokave shqiptare dhe ngriti zërin në Konferencën e Parisit dhe në Lidhjen e Kombeve, duke denoncuar krimet serbe në Kosovën e pushtuar”, tha Thaçi.

Më tej presidenti shkroi se Hasan Prishtina nuk e reshti asnjëherë përpjekjen për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Ai mbështeti financiarisht shkollimin e fëmijëve kosovarë në shkollat shqipe në Shqipëri. Për organizimin e kryengritjeve shkriu një pjesë të madhe të pasurisë. Hasan Prishtina ishte atdhetari më mendjendritur dhe zemërkulluar që prodhoi historia e kombit shqiptar. Jam krenar që Universiteti i Prishtinës mban emrin e këtij kolosi të historisë sonë”, shkroi Thaçi, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori