LAJMI I FUNDIT:

Njëqindvjetori i lindjes së Sami Dangëllisë, burrit që vuajti 43 vjet burg në Shqipërinë enveriste

Njëqindvjetori i lindjes së Sami Dangëllisë, burrit që vuajti 43 vjet burg në Shqipërinë enveriste

Në 100-vjetorin e lindjes, Sami Dangëllia është përkujtuar nga Instituti i Studimeve për Krimet edhe Pasojat e Komunizmit (ISKPK), nga bashkëvuajtësit edhe të afërmit. I konsideruar si simbol i rezistencës, të afërmit e tij shprehen se nuk është bërë sa duhet në nderim të kësaj figure.

“Një njeri, i cili nuk pranoi të hiqte dorë nga idealet e tij dhe për këtë komunistët e dënuan në moshën 24-vjeçare, ku vuajti aq gjatë deri në vdekjen e tij ne vitin 1987”, shprehet drejtori i ISKPK-së, Çelo Hoxha.


“Para viteve 1944, kur u kthye nga Italia, më 1943 e akuzuan sepse u rreshtua në radhët e Ballit kombëtar, si një nacionalist i vendosur edhe i spikatur që propagandoi fjalën për liri dhe demokraci. Propagandonte me të madhe se komunizmi ishte një antivlerë në botë”, thotë i afërmi, Destan Dangëllia.

Sami Dangëllia (1920-1987) lindi në Menkulas të Korçës. Pas pushtimit të Italisë vazhdon një shkollë ushtarake. Por, e rikthejnë në Shqipëri në vitin 1943, periudhë kjo kur u angazhua në luftë kundër pushtuesve me forcat partizane të Brigadës së II-t Sulmuese. Në tetor 1943 e deri më 1 shtator 1944 radhitet tek BallitKombëtar. Nga komunistët arrestohet për mosbindje. U shua në moshën 67-vjeçare. /Shqiptarja/