NASA njoftoi për zbulimin e një planeti shumë të ngjashëm me Tokën ku mund të ketë jetë. Por, për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë? Ja 11 gjëra që duhet t’i dimë:
1. Për çfarë njoftoi realisht NASA?
Falë vëzhgimeve të satelitit të tij vëzhgues Kepler, shkencëtarët e skuadrës së misionit të NASA-s konfirmuan se në mesin e shumë planetëve deri më tani të zbuluar (4600), tek ky ka dhjetëra karakteristika të ngjashme me Tokën ku ne jetojmë. Quhet 452b, sepse ylli i tij klasifikohet i 452-i.
2. Sa i ngjashëm është me Tokën?
Nga të gjithë planetët e tjera, është ai që ka karakteristika më të ngjashme. Është më i madh se Toka jonë, është shkëmbor si planeti ynë, ka një masë një herë e gjysmë më të madhe sa Toka, rrotullohet rreth Diellit të tij në 380 ditë dhe pranon ujin e lëngshëm.
3. Në çfarë sensi flitet për kushtet e jetueshme?
Një planet i ngjashëm me Tokën, duhet domosdoshmërisht të jetë i jetueshëm. Ky planet nuk është as shumë afër dhe as shumë larg diellit të tij. Pra, ka kushte që mund të garantojnë zhvillimin e formave të jetës. Në sistemin tonë diellor, dy planetët me kushte të jetueshme është Toka, por mund të jetë edhe Marsi.
4. A ka jetë në planetin Kepler 452b?
Planetët që i afrohen nga karakteristika Tokës. Mungon planeti Kepler 452b zbuluar nga NASAAjo nuk dihet. Kështu konfirmohet nga NASA. Por për momentin është vetëm identifikuar dhe karakterizuar planeti. Nuk dihen karakteristikat e atmosferës. Për ta shqyrtuar duhen mjete akoma më të fuqishme për misionin.
5. A do të shkojmë ndonjëherë atje?
Jo. Planeti është 1400 vite dritë larg. Një sondë që del në hapësirë kërkon 1400 vite dritë për të arritur atje, por nëse udhëton me shpejtësinë e dritës. Ndodhet shumë larg, por projektet për misionet ndëryjore janë duke u zhvilluar dhe me këtë po merret Akademia Ndërkombëtare e Astronautikës.
6. A ka ujë?
Nuk dihet. Mund të mos ketë fare, mund të ketë pak, ose shumë (si në Tokë) ose mund të ketë pasur në të kaluarën (si në Mars).
7. Çfarë temperature ka?
Mund të ketë temperaturë të ngjashme me atë të planetit tonë, po për momentin ende nuk arritur të përcaktohet.
8. A mund t’i përshtatet njeriu jetës në Kepler 452b?
Nuk dihen ende karakteristikat e atmosferës atje. Njeriu është i bërë për të mbijetuar në një planet si Toka, me atmosferën e saj të saktë kryesisht prej azoti dhe oksigjeni. Vetëm në një ndryshim të vogël në përqindje të këtyre elementeve bën që njeriu mos të mbijetojë.
9. Pse quhet kështu planeti?
Emrin e mori nga vëzhguesi hapësinor i NASA-s, Kepler, dhe i është dedikuar astronomit të madh gjerman të shekullit të 17, Johannes Kepler.
10. Çfarë është observatori hapësinor Kepler?
Është një mision i NASA-s në Programin Zbulimor, i ideuar për misione për kapjen e planeteve të tjera në galaksinë tonë, Rrugën e Qumështit. Observatori Kepler ka nisur punën në vitin 2009, dhe ka punuar me kapacitet të plotë deri në vitin 2013, por një dështim i sistemit bëri që puna të ndalonte për disa kohë.
11. Si ta kuptojmë që është zbuluar me të vërtetë një planet tjetër?
Me teknikat fotometrike dhe spektroskopike tepër të sofistikuara. Këto aparate vihen rreth një ylli, në mesin e shumë yjeve të tjera që eksplorohen në galaksi. Kur një nga këto yje kalon në satelit, kjo është provë e rëndësishme që planeti ekziston. Pastaj, janë analizat më të hollësishme të shkencëtareve në Tokë që e konfirmojnë ekzistencën e tij apo jo. /Tirana Observer/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Deshifrohet një tekst i lashtë – ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit