LAJMI I FUNDIT:

Një zbulim i jashtëzakonshëm: Shkencëtarët krijojnë pilulën revolucionare ‘vrasëse të kancerit’

Një zbulim i jashtëzakonshëm: Shkencëtarët krijojnë pilulën revolucionare ‘vrasëse të kancerit’
GettyImages

Pilula është treguar efektive në trajtimin e qelizave me origjinë nga kanceri i gjirit, prostatës, trurit, vezoreve, qafës së mitrës, lëkurës dhe mushkërive

Një zbulim i jashtëzakonshëm në hulumtimin mbi kancerin u ka dhënë shpresë miliona njerëzve teksa shkencëtarët në City of Hope, një institut rëndësishëm i kërkimit dhe trajtimit të kancerit në SHBA, kanë krijuar një molekulë që “vret” kancerin.


Pilula revolucionare kap dhe asgjëson të gjitha tumoret e ngurta të kancerit, duke i lënë të padëmtuara qelizat e shëndetshme.

Kjo e bën atë një trajtim të rëndësishëm në trajtimin e qelizave me origjinë nga kanceri i gjirit, prostatës, trurit, vezoreve, qafës së mitrës, lëkurës dhe mushkërive.

Është testuar në më shumë se 70 linja qelizore kancerogjene dhe është zbuluar se në mënyrë selektive vret qelizat e kancerit duke ndërprerë ciklin normal riprodhues të qelizave, sipas qendrës kërkimore.

Molekula AOH1996 punon duke targetuar një variant kanceroz të PCNA, një proteinë kritike për tumoret në rritje.

I zhvilluar gjatë dy dekadave të fundit, molekula AOH1996 ka qenë efektive në hulumtimet paraklinike për trajtimin e kancerit të gjirit, prostatës, trurit, vezoreve, qafës së mitrës, lëkurës dhe mushkërive.

Studimi, i botuar në revistën Cell Chemical Biology, testoi proteinën në mbi 70 linja qelizore kanceroze. Rezultatet vunë në dukje se AOH1996 vrau në mënyrë selektive qelizat e kancerit duke “ndërprerë ciklin normal të riprodhimit të qelizave”. Në fazën tjetër, molekula do të testohet te njerëzit.

Kjo terapi novatore është kulmi i dy dekadave kërkim. E emëruar pas Anna Olivia Healey (AOH), një vajzë e re e lindur në vitin 1996, e cila humbi tragjikisht betejën e saj me kancerin, AOH1996 është një dëshmi e këmbënguljes së shkencëtarëve për të gjetur një trajtim përparimtar për këtë sëmundje të pamëshirshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori