LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga shpallja e Malit Sharr Park Kombëtar, ende nuk është në funksion

Një vit nga shpallja e Malit Sharr Park Kombëtar, ende nuk është në funksion

Kanë kaluar një vit që Mali Sharr u shpall si Park Kombëtar, por i njëjti ende nuk është në funksion.

Përkundër premtimit se gjithçka do të jetë gati për gjashtë muaj, sot akoma mungojnë zyrat, s’ka punësime të renxherëve dhe stafit tjetër, por mungojnë edhe makinat e nevojshme.


Për zvarritjet e deritanishme ministri i ekologjisë Naser Nuredini, fajin ia hedh pandemisë dhe krizës ekonomike globale, ndërsa premton sërish se, së shpejti ky institucion do të vihet në funksion.

“Së pari patëm pandeminë, pastaj edhe vonesa të ndryshme me daljen në terren ardhjen e ndërkombëtarëve për të na ndihmuar, po tani i kemi përfaqësuesit, i kemi edhe ndërkombëtarët këtu, sot kanë dhënë edhe grantin për menaxhim e parkut kombëtar, por sërish ka një mori të ndryshme gjërash që i kemi sot por kjo nuk do jetë më shkak për tu vonuar sepse jemi në përfundim të procesit”, tha Naser Nuredini, Ministër i mjedisit jetësor.

Shoqatat malore ngrenë alarmin se përderisa zgjatë ku vakum kohor, në Malin Sharr janë shtuar ndërtimet pa leje të vikend shtëpizave, rrugëve të reja e madhe edhe të hoteleve.

“Kjo është e keqe, e rrezikshme është kjo, unë jam gjithnjë në terren dhe e shoh këtë, që, përveç që ndodhte dhjetë vitet e fundit, vazhdon ende ma shumë të ndodh, aq shumë ka ndërtime të egra, hapen rrugë kot, centralet e vogla janë problem”, u shpreh Jovan Bozhinovski, Klubi malor “Luboteni”.

Në mungesë të zyrës banorët thonë se s’kanë se ku të nxjerrin lejet për prerjen e druve në pronat e tyre. Deri para një vitit lejet i kanë siguruar në Drejtorinë e pyjeve të Maqedonisë, ndërsa tani drejtoria e Parkut nacional.

“Ne si institucion i ri jemi në fazën e fundit të përgatitjes së dokumenteve për dhënie të lejeve të tilla për prerje të druve. Shpresoj se javën e ardhshme do jemi gati për dhënien e lejeve”, theksoi Ibrahim Dehari, Drejtor i Parkut Nacional të malit Sharr.

Edhe pse për funksionimin e Parkut Kombëtar, nevojiten 80 punësime në shërbimet e rojeve si dhe 20 makina me të cilat do të patrullohet, Drejtoria e Parkut Nacional, për këtë vit ka planifikuar vetëm 15 punësime, dhe dhjetë të tjera për vitin e ardhshëm

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori