LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga bastisja disa-orëshe dhe arrestimet e Speciales në OVL të UÇK-së

Një vit nga bastisja disa-orëshe dhe arrestimet e Speciales në OVL të UÇK-së

25 shtatori i vitit 2020 e gjeti zyrën kryesore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të rrethuar nga forca të policisë së Kosovës dhe plot me hetues të Gjykatës Speciale.

Bastisja e cila filloi në orët e hershme të mëngjesit e që zgjati deri pasdite, diku pas rreth tetë orëve pasoi me arrestimin e dy figurave kryesore të kësaj organizate, kryetarit Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po qëndronin jashtë objektit të premten e 25 shtatorit 2020, teksa brenda po merreshin dokumente, e po kontrollohej secili cep i kësaj zyreje.

Pamje nga bastisja në OVL të UÇK-së /Foto: Ridvan Slivova

Në anën tjetër një numër i madh i qytetarëve u mblodhën aty për të kundërshtuar veprimet e Gjykatës Speciale dhe bastisjen që po bëhej.

Para medieve për këtë bastisje kishte folur sekretari i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, i cili para mediave kishte thënë se hetuesit e Speciales nuk kishin prezantuar letër për bastisje.

Pamje nga bastisja në OVL të UÇK-së /Foto: Ridvan Slivova

“Isha në zyre, këta zotëri nuk prezantuan letër për bastisje. Nëse shteti jonë nuk merr masa ndaj këtyre krimineleve, do të na duhet të luftojmë sikurse me Jugosllavinë”, kishte thënë Klinaku para mediave.

Përderisa në zyrat e OVL-UÇK-së vazhdonte bastisja, disa nga hetuesit e Speciales e arrestuan kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucatin.

Pamje nga bastisja në OVL të UÇK-së /Foto: Ridvan Slivova

Ai u nxor nga zyra me duar të lidhura, për tu dërguar në Hagë, ku ende po pret të nis Gjykimi, i cili është caktuar më 7 tetor.

Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt pritet të nis më 7 tetor
Lexo po ashtu Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt pritet të nis më 7 tetor

Ndërkaq, më vonë u arrestua edhe nën kryetari i OVL së UÇK-së, Nasim Haradinaj, për të cilin po ashtu do të nisë gjykimi më 7 tetor.

Pamje nga bastisja në OVL të UÇK-së /Foto: Ridvan Slivova

Bastisja kishte përfunduar rreth orës 19:00, e në fund të aksionit, hetuesit e Speciales sekuestruan nga zyrat e OVL-UÇK-së disa shtëpiza të kompjuterëve.

Ish-kreu e nënkryetari të OVL-UÇK-së do të përballen gjatë gjykimit me akuzat për pengim të drejtësisë.

Pamje nga bastisja në OVL të UÇK-së /Foto: Ridvan Slivova

Tek pas 11 muajsh edhe Prokurori i Specializuar në Hagë ka vendosur të zbulojë se çfarë përmbajnë pakot e dërguara nga persona ende anonim në selinë e OVL-UÇK-së.

“Sikur që ka bërë të ditur hetuesi i dosjes, pakoja e parë përmban dosje prej 891 faqesh dhe përfshinë kërkesa konfidenciale për ndihmë në hetime penale të cilat i ka bërë SITF drejt autoriteteve serbe, nga të cilat shumica përmbajnë shtesa krejt sekrete me informacione mbi dëshmitarët e mundshëm si dhe dokumente serbe me përgjigjet për kërkesat”, thuhet në parashtresat e dorëzuara nga Jack Smith, kryeprokuror i specializuar.

Kërkesat e Task Forcës për Hetime Speciale kanë të bëjnë kryesisht me intervistat e audio-incizimet që i duan nga serbët. Pak më pak peshë çon pakoja e dytë që u lëshua të mërkurën e 16 shtatorit.

Pamje nga bastisja në OVL të UÇK-së /Foto: Ridvan Slivova

“Pakoja e dytë përmban dosje prej 937 faqesh në total. Sikur është thënë, në 931 faqe nga kjo pako përmbajnë incizime nga procedurat e mëparshme të gjykimeve të mbajtura në Kosovë dhe ato pranë Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish Jugosllavi, këto edhe i janë dhënë mbrojtjes më 29 janar 2021. Në pakon e dytë janë diku 6 faqe me emrat dhe kontaktet e dëshmitarëve të mbrojtur, këto nuk i janë dhënë mbrojtjes.”

Prokuroria tregon përmbajtjen e dosjeve që u dërguan te veteranët
Lexo po ashtu Prokuroria tregon përmbajtjen e dosjeve që u dërguan te veteranët

Në parashtresat që kryeprokurori Jack Smith ka dorëzuar gjatë kësaj jave ka treguar se të akuzuarve dhe mbrojtjes mund t’u jepen vetëm disa pjesë të dosjeve që janë bërë publike edhe në media.

Pamje nga bastisja në OVL të UÇK-së /Foto: Ridvan Slivova

Por krejt e mbyllur medoemos duhet të mbetet pakoja e tretë.

“Sipas deklaratës së hetuesit, pakoja e 3 është e tëra nga dy kopje të paplota, njëra 244 e tjetra 245 faqe, e cila përmban prova që lidhen me 5 të dyshuar të Prokurorisë së Specializuar. Këto dokumente janë cilësuar tërësisht konfidenciale sepse në to janë emrat e dëshmitarëve të Prokurorit të Specializuar dhe dëshmitarëve potencial. Pakoja e 3 përfshinë edhe informacione që Prokurorisë i janë dhënë nga organizatat ndërkombëtare dhe subjektet tjera që funksionojnë nën masa të rrepta e sekrete.”

Pamje nga bastisja në OVL të UÇK-së /Foto: Ridvan Slivova

Kryeprokurori Smith ka konfirmuar po ashtu se të gjitha materialet e publikuara në medie e kanë dëmtuar punën e tyre sepse janë tërësisht origjinale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Lajme
​Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria

​Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Begaj takon presidenten e Moldavisë, i kërkon që ta njoh Kosovën

Begaj takon presidenten e Moldavisë, i kërkon që ta njoh Kosovën

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Lajme
Kalo në kategori