LAJMI I FUNDIT:

Një video që tregon ‘nacionalistët ukrainas duke përgatitur një bombë radioaktive kundër rusëve’ po cilësohet si ‘gënjeshtra e radhës e Kremlinit’

Një video që tregon ‘nacionalistët ukrainas duke përgatitur një bombë radioaktive kundër rusëve’ po cilësohet si ‘gënjeshtra e radhës e Kremlinit’

Një video e rreme është publikuar në mediat sociale, e cila thuhej se tregon nacionalistët ukrainas duke përgatitur një ‘bombë të pistë’ radioaktive për t’u përdorur kundër separatistëve rusë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet false, që dyshohet se janë vepër e komplotuesve të Kremlinit, tregojnë një ‘terrorist ukrainas’ me doreza të zeza duke montuar me qetësi pajisjen në madhësinë e koshit të plehrave “për të vrarë mijëra civilë”.


Por videoja u kap dhe u ekspozua si një tjetër hile ruse për të ndezur luftën që Vladimir Putin po planifikon, pasi më shumë se 130,000 trupa ruse qarkojnë në Ukrainë.

Videoja pa zë ka një përshkrim të përkthyer dobët që implikon partinë nacionaliste të krahut të djathtë të Korpusit Kombëtar.

Ajo tregon “terroristin duke qëndruar mbi një enë të zezë me një kohëmatës dhe instalime elektrike të lidhura me qese plastike të verdha dhe të bardha që thuhet se përmbajnë material radioaktiv”.

Më pas ai heq detonatorin, duke lënë një telefon celular të përgatitur për të realizuar shpërthimin.

Mbishkrimi mban emblemën e Partisë së Korpusit Kombëtar pranë: “Pajisje shpërthyese me telekomandë me elementë radioaktivë”.

Videoja u shfaq për herë të parë të premten në një kanal në Telegram të favorizuar nga separatistët rusë në Dontesk dhe u përhap shpejt nëpër faqet ruse duke nxitur teori konspirative. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori