LAJMI I FUNDIT:

Një veturë përplaset në portën e rrethojës së Shtëpisë së Bardhë, intervenon Shërbimi Sekret – arrestohet shoferi

Një veturë përplaset në portën e rrethojës së Shtëpisë së Bardhë, intervenon Shërbimi Sekret – arrestohet shoferi

Shërbimi Sekret amerikan ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili me veturë është përplasur në portën e rrethojës së Shtëpisë së Bardhë.

The Hill raporton se incidenti ka ndodhur mbrëmë pasdite, kur një veturë u përplas në pjesën e jashtë të portës së rrethojës së kompleksit të Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.


“Shoferi është arrestuar dhe po hetojmë shkakun dhe mënyrë sesi ka ardhur deri te përplasja”, ka shkruar në platformën X, Anthony Guglielmi, zëdhënës i Shërbimit Sekret amerikan.

Ai theksoi se si pasojë e incidentit ka patur pasoja edhe një trafik, pra në rrugët përreth Shtëpisë së Bardhë.

Në rrjetet sociale është publikuar videoja që tregon veturën e cila është përplasur në portën e Shtëpisë së Bardhë, si dhe policët që kishin bllokuar hyrjen në vendin ku ka ndodhur incidenti.

CBS News raporton se presidenti amerikan Joe Biden nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në momentin e incidentit.

Madje thuhet se ai gjatë ditës së djeshme ishte në Karolinën e Jugut ku bëri një vizitë në kuadër të fushatës parazgjedhor, dhe se në orët e mbrëmjes kishte shkuar në Teksas.

Autoritetet nuk kanë zbuluar zyrtarisht identitetin e shoferit si dhe nuk dihet nëse do të ndiqet penalisht.

Në vendin e ngjarjes policët thanë për CBS News se shoferi është mashkull i cili besohet se kishte probleme mendore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori