Një i vdekur dhe tre të lënduar pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Francë

Një aeroplan i vogël u rrëzua të mërkurën në Francën jugore, duke lënë një person të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur, raportojnë mediat lokale.
Aeroplani, i cili transportonte katër persona, u rrëzua pranë qytetit Barcelonnette-Saint-Pons në departamentin Alpes-de-Haute-Provence dhe më pas filloi të digjet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Në vendngjarje janë dërguar helikopterë dhe autoambulanca.
Ndërkohë ka nisur hetimi për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/12/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































