LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe pesë të lënduar, policia dhe zjarrfikësit japin detaje për zjarrin në Klinikën e Psikiatrisë

Një i vdekur dhe pesë të lënduar, policia dhe zjarrfikësit japin detaje për zjarrin në Klinikën e Psikiatrisë
Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor si pasojë e zjarrit i cili ndodhi sot rreth orës 00:15 në Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Lajmin për Telegrafin e konfirmuan nga Policia e Kosovës si dhe nga zjarrfikësit në Prishtinë.


Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Telegrafin tha se një dhomë është përfshirë nga zjarri dhe ende shkaqet e zjarrit nuk dihen.

“Policia dhe zjarrfikësit japin detaje për zjarrin në Klinikën e Psikiatrisë

Sot rreth orës 00:15, është raportuar se  në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë, një dhomë është përfshirë nga zjarri.

Policia dhe prokurori i shtetit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

QKUK konfirmon se ka humbur jetën një pacient në Klinikën e Psikiatrisë si pasojë e zjarrit – helmohen nga tymi edhe ekipi mjekësor
Lexo po ashtu QKUK konfirmon se ka humbur jetën një pacient në Klinikën e Psikiatrisë si pasojë e zjarrit – helmohen nga tymi edhe ekipi mjekësor

Si pasojë e zjarrit në këtë rast, një person ka vdekur si dhe pesë të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht  policia në koordinim me prokurorin ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, që është i cilësuar si zjarrvënie dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Edhe komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi në një prononcim për Telegrafin tregoi se në një dhomë ishte ndezur zjarr dhe si pasojë e zjarrit kishte mbetur i vdekur një person.

Ai tha se pas fikjes së zjarrit, zjarrfikësit kanë bërë ventilimin e klinikës.

“Jemi informuar se ka zjarr në Klinikën e Neuro Psikiatrisë. Kemi dalur në vendin e lartë përmendur, në një dhome ishte shkaktuar zjarr dhe si pasoj e zjarrit dhe tymit kishte vdekur një pacient i kësaj klinike dhe një ishte lënduar. Pasi që ishte ndezur një sfungjer, ishte krijuar tym i madh dhe ishte shpërnda në klinikë. Zjarri ishte shuar, ne kemi bërë ventilimin, largimin e tymit nga klinika. Koha e pranimit të informatës: 00:15”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), konfirmoi se mbrëmë si pasojë e një zjarri në njërën nga dhomat e Klinikës së Psikiatrisë, ka humbur jetën një pacient.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 23:00, në Repartin e Urgjencës dhe Intensives Psikiatrike ka ndodhur një zjarr, në njërën nga dhomat e tipit të mbyllur, ku qëndrojnë pacientët përkohësisht, pacientë në gjendje të agresivitetit dhe agjitimit të theksuar psikomotor, jo koshient për gjendjen mendore.

Në të njëjtin Repart, në të njëjtën kohë, dyshohet se një pacient i ka vënë zjarrin në rrethana të panjohura dhomës së tipit të mbyllur, me ç’rast si pasojë  e ngulfatjes nga tymi (asfiksioni)  ai ka humbur jetën, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësor për ta shpëtuar pacientin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori