LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat do të bien në Ukrainë, ditë të vështira për të zhvendosurit

Temperaturat do të bien në Ukrainë, ditë të vështira për të zhvendosurit

Ditët e fundit Ukraina ka parë reshje bore në të gjithë pjesët e vendit dhe sipas parashikuesve të motit, temperaturat atje kanë filluar të bien.

Prezantuesi i motit i BBC-së, Ian Ferguson, ka dhënë më shumë detaje mbi të ftohtin, duke thënë se do të bëhet edhe më i ftohtë nga mesi i javës, përcjell Telegrafi.


Forcat ruse mund 'të nisin sulmin në Kiev në 24-96 orët e ardhshme' - ndoshta sonte
Lexo po ashtu Forcat ruse mund 'të nisin sulmin në Kiev në 24-96 orët e ardhshme' - ndoshta sonte

Qytetet si Kharkiv dhe Kiev do të përjetojnë “erën thumbuese” prej -13C deri -20C nganjëherë gjatë ditëve të ardhshme.

Ai thotë se kushtet “të tmerrshme”, me temperatura 5 gradë Celsius ose më shumë nën mesataren sezonale, do të prekin njerëzit e zhvendosur në të gjithë Ukrainën dhe ata pa strehim dhe energji të mjaftueshme.

Vezë e qumësht për mbijetesë, me familjen e saj jetojnë në një bunker: Rrëfimi i 20-vjeçares e cila përmes TikTok po tregon realitetin e tmerrshëm të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Vezë e qumësht për mbijetesë, me familjen e saj jetojnë në një bunker: Rrëfimi i 20-vjeçares e cila përmes TikTok po tregon realitetin e tmerrshëm të agresionit rus në Ukrainë

Një lajm i tillë vjen në kohën kur mediat kanë raportuar se numri i refugjatëve që janë larguar nga lufta në Ukrainë ka kaluar dy milionë.

Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, e quajti më parë eksodin masiv nga vendi kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. /Telegrafi/