LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet tjetër me fuqi 6.3 magnitudë në pjesën perëndimore të Afganistanit

Një tërmet tjetër me fuqi 6.3 magnitudë në pjesën perëndimore të Afganistanit

Një tërmet i fuqishëm ka goditur pjesën perëndimore të Afganistanit, disa ditë pasi dy tjerë ia morën jetën mbi 1 mijë personave.

Instituti gjeologjik i SHBA-ve (USGS) ka njoftuar se tërmeti kishte fuqi shkatërruese prej 6.3 magnitudë në afërsi të qytetit Herat, në një thellësi prej 6.3 kilometra, transmeton  Telegrafi.


Deri më tani nuk raportohet për viktima apo për dëme materiale. Në raportin e USG-së thuhet se epiqendra e tërmetit të fundit, ishte 30 kilometra në veriperëndim të Heratit, qytetin e tretitë për nga madhësia në Afganistan përgjatë kufirit me Iranin.

Afganistani shpesh goditet nga tërmetit, e në veçanti në pjesën malore Hindu Kush, pasi gjendet në afërsi të pllakave tektonike Euroazi-Indi.

Siç raporton BBC, mbi 90 për qind të vdekurve në tërmetet e mëhershme ishin gra e fëmijë, është bërë e ditur nga agjencia UNICEF pranë Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/