CDU-së i merren këmbët. Partia tjetër e deritashme popullore, SPD, ka kohë që lëkundet dhe po kërkon një pozicion, kërkon kursin e saj, bërthamën e saj. Ashtu si kryetarja e SPD-së, Andrea Nahles, hoqi dorë nga drejtimi i partisë më të vjetër gjermane në fillim të verës së vitit 2019, pas 13 muajsh kryetare, edhe Kramp-Karrenbauer tani njofton tërheqjen e saj pas vetëm 14 muajsh.
Dhe tani? Emra, emra, emra, spekulime dhe thashetheme. Por, në çështjen e lidershipit të ardhshëm dhe kandidatit për kancelar në diskutim janë më shumë gjëra. Partia duhet të sqarojë imazhin e vetvetes dhe kohezionin e saj. Sepse prej kohësh CDU-ja nuk vepron si parti e përbashkët, dhe kjo del në pah në Tyringji dhe në federatë, në internet dhe në punën e përditshme të vështirë, në bashkë-dhe shpesh në kundërjetesën me njëri-tjetrin. Njëmbëdhjetë javë kanë kaluar që kur konferenca federale e partisë CDU në Leipzig, ku u duartrokit kryetarja Kramp-Karrenbauer, e cila pas kritikave të vazhdueshme sfidoi atje fjalën e hapur.
Ajo që do të vendoset nuk është vetëm çështja nëse CDU do të mbetet parti popullore dhe në plan afatmesëm parti në qeveri. Jo, në diskutim janë parlamentarizmi tradicional në Gjermani, rëndësia e partive, disiplina partiake dhe liria e ndërgjegjes së deputetëve. Dhe në diskutim është edhe nëse dhe si mund të përballen partitë e treta me forcat e djathta populiste dhe rrymat ekstreme.
Kramp-Karrenbaueri e argumentoi vendimin e saj me “forca të fuqishme centrifugale” në shoqëri, për të cilat ishte e nevojshme një CDU e fortë nën një udhëheqje të bashkuar. Në fund të fundit bëhet fjalë për të ardhmen e demokracisë në Gjermani. Pothuajse 71 vjet pas themelimit të saj, Republika Federale ndodhet para një prove, ndoshta para përfundimit të sistemit të saj të mëparshëm të partive. Kampet e tjera, përfshirë edhe të Gjelbrit e fortë, nuk e po e marrin përsipër ose nuk po e marrin ende përsipër rolin e partive të mëparshme popullore.
Në fund të janarit, presidenti federal Frank-Walter Steinmeier foli në Bundestag në përkujtim të viktimave të nacionalsocializmit. Pastaj ai u shpreh me fjalë me tone të errëta për krahun e ri të djathtë dhe për “shpirtrat e vjetër”, për” shpirtrat e këqij të së kaluarës “, të cilët sot shfaqen “me një mantel të ri”. “Kam frikë se nuk ishim përgatitur sa duhet për këtë – por pikërisht për këtë na provon koha jonë! Dhe këtë provim duhet ta kalojmë, ” tha Presidenti. Ai nuk po fliste për një parti të vetme. Steinmeieri paralajmëroi gjithë politikën dhe shoqërinë.
Paqëndrueshmëria në rritje që ecën paralelisht me njoftimin për dorëheqje të Kramp-Karrenbauer dhe me luftën për kursin e prek Gjermaninë – në një kohë kur zhvillimi ekonomik po bëhet më i pasigurt dhe po del në pah prishja e politikave sociale. Koha kur politika në të gjithë botën duket se bëhet më e paqëndrueshme nga Presidenti amerikan Trump dhe pushtetarët e tjerë populistë në botë, si asnjëherë të paktën që nga rënia e Murit të Berlinit. Në kohë kur Evropa-e-pas-Brexitit kërkon rrugën dhe kur Gjermania që në korrik merr përsipër Kryesinë e Këshillit të BE. Republika Federale përballet me sfida ndërkombëtare si asnjëherë më parë dhe në shkallë vendi ajo ka humbur sigurinë siç nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë.
Shumë herë është folur se ka nisur fundi i kancelares Merkel në post. Kjo filloi edhe para se ajo të largohej nga posti i drejtueses së CDU-së – e njoftuar në fund të tetorit 2018, dhe që u pasua gjashtë javë më vonë me zgjedhjen e Kramp-Karrenbauer si pasardhëse. Dhe që nga ajo kohë nuk ka pushuar. Tani, në stuhinë politike të kësaj të hëne, e cila me të vërtetë është e stuhishme në Gjermani, kjo këmbanë mund të dëgjohet vërtet: Angela Merkel mbetet kancelare dhe sovrane politikisht, por është vetëm kancelare në dispozicion. Fuqisë së saj në parti dhe kohës së saj në Kancelari po i vjen fundi. Dhe ajo nuk e ka më në dorë tranzicionin e rregullt. Një kancelare në dispozicion dhe një kryetare e CDU-së në dispozicion – të dyja nuk janë garante të stabilitetit politik këtë vit.
Thuajse çdo tërmet ka goditje pasuese. Në politikën gjermane gjendja do të bëhet më e paqetë, përtej çështjes së lidershipit të CDU. Më e paqetë dhe interesante. Dhe Gjermania këtë provë që duhet ta kalojë e ka ende para vetes. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert