LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet prej 6.6 magnitudë godet Porto Rikon, pamjet e publikuara tregojnë më së miri për fuqinë e tij

Një tërmet prej 6.6 magnitudë godet Porto Rikon, pamjet e publikuara tregojnë më së miri për fuqinë e tij

Një tërmet i fuqishëm prej 6.6 magnitudë ka dridhur sot Port Rikon, vetëm pak ditë pasi një tërmet më i dobët shkatërroi ishullin e famshëm Playa Ventana e njohur për një shkëmb interesant.

Tërmeti kishte epiqendrën rreth 4.3 milje thellësi nën tokë, duke goditur jugun e Indios në jugperëndim të ishullit, transmeton Telegrafi.

“Ishte shumë i fuqishëm. Mund të dëgjoheshin dridhjet kudo”, ka deklaruar një dëshmitar okularë që pranoi se më pas mbizotëroi një situatë kaotike.

Si pasojë e tërmetit tetë persona janë lënduar, kurse autoritetet kanë bërë të ditur se një prej termocentraleve kryesore të vendit kanë ndërprerë punën, por pritet që ishullit t’i rikthehet energjia elektrike gjatë ditës.

Paralajmërim për cunami ka pasur, por më pas është tërhequr duke konstatuar se nuk ekziston ndonjë rrezik për këtë.

Mediat lokale raportojnë se një kishë është shembur, kurse autoritet paralajmërojnë se dhjetëra objekte mund të jenë shkatërruar e linjat telefonike tashmë nuk po funksionojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori