Një tërmet me magnitudë 7.0 goditi gadishullin e Alaskës, tha të shtunën Qendra Sizmologjike Evropiane – Mesdhetare (EMSC).

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, nuk ka asnjë paralajmërim për cunami pas këtij tërmeti, së paku kështu thotë “Sistemi amerikan i Paralajmërimit për Cunami”.


Bazuar në njoftimin e uebfaqes së EMSC-s, tërmet ishte në një thellësi prej 10 kilometrave.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar ose për dëme të mundshme materiale. /Telegrafi/