LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet 7.6 ballë godet Indonezinë në ishujt e Papa Guinesë

Një tërmet 7.6 ballë godet Indonezinë në ishujt e Papa Guinesë

Një termet i fuqishëm prej 7.6 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur bregun lindor të Indonezisë mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Sutopo Purwo Nugroho për AA, tha se epiqendra e tërmetit ishte regjistruar në arqipelagun e Papua-së, në një thellësi prej rreth 96 kilometra.

“Tërmeti shkaktoi panik të madh në mesin e qytetarëve të cilët me nxitim largoheshin nga shtëpitë e tyre. Situata është stabilizuar dhe nuk ka asnjë indikacion se lëkundjet e tokës në vazhdim mund të shkaktojnë probleme. Tërmetin më së shumti e kanë ndjerë banorët e Wamena-së”, tha Nugroho.

I njëjti burim thotë se autoritetet kompetente nuk kanë lëshuar paralajmërim për mundësinë e paraqitjes së cunamit ndërsa raporti i detajuar në lidhje me pasojat e tërmetit do të bëhet i ditur në orët në vijim.

Në fillim të janarit, i njëjti rajon u godit nga një tërmet prej 6 ballë sipas Rihterit dhe me atë rast u dëmtuan më shumë se tremijë ndërtesa.

Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit” dhe është në qendër të tërmeteve të shpeshta dhe aktiviteteve vullkanike.

Të paktën 230 mijë njerëz humbën jetën në tërmetin prej 9 ballë që goditi bregun lindor të Sumatras në dhjetor të vitit 2004, duke shkaktuar një cunami të madh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori