LAJMI I FUNDIT:

Një sulm ushtarak rus kundër Suedisë “nuk mund të përjashtohet”, thotë një raport

Një sulm ushtarak rus kundër Suedisë “nuk mund të përjashtohet”, thotë një raport

Një sulm ushtarak rus kundër Suedisë “nuk mund të përjashtohet”.

Ky është përfundimi i një raporti nga komiteti parlamentar i mbrojtjes i vendit skandinav, sipas transmetuesit publik SVT, përcjell Telegrafi.


Duke cituar burime, ai thotë se raporti – që do të publikohet të hënën – paralajmëron se Moska mund të kryejë operacione “me forcat ajrore, forcat detare, armët me rreze të gjatë ose armët bërthamore”.

Ushtarët ukrainas rrëzojnë helikopterin rus që kushton rreth 16 milionë dollarë
Lexo po ashtu Ushtarët ukrainas rrëzojnë helikopterin rus që kushton rreth 16 milionë dollarë

“Rusia gjithashtu ka ulur më tej ‘pragun’ e saj për përdorimin e forcës ushtarake dhe shfaq një oreks të lartë politik dhe ushtarak ndaj rrezikut”, thuhet në raport.

Sipas SVT, raporti përshkruan gjithashtu një doktrinë të re mbrojtëse për Suedinë bazuar në anëtarësimin në NATO.

Suedia aplikoi për t’u bashkuar me aleancën vitin e kaluar pas pushtimit rus të Ukrainës dhe ajo ka rritur shpenzimet e mbrojtjes që atëherë dhe do të përmbushë pragun e NATO-s prej 2% të PBB-së deri në vitin 2026. /Telegrafi/