LAJMI I FUNDIT:

Një studim zbulon se coronavirusi vazhdon të pësojë mutacion – ndërsa rastet në disa vende po rriten

Një studim zbulon se coronavirusi vazhdon të pësojë mutacion – ndërsa rastet në disa vende po rriten

Coronavirusi i ri po vazhdon të pësojë mutacion gjatë rrjedhës së pandemisë, me ekspertët që besojnë se ndoshta po bëhet më ngjitës, pasi rastet e coronavirusit në SHBA kanë filluar të rriten edhe një herë, sipas një studimi të ri.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, studimi i ri amerikan analizoi 5,000 sekuenca gjenetike të virusit, i cili ka vazhduar të pësoi mutacion ndërsa është përhapur nëpër popullatë.

Studimi nuk gjeti që mutacionet e virusit e kanë bërë atë më vdekjeprurës ose ka ndryshuar efektet e tij, edhe pse mund të bëhet “më i lehtë për tu kapur”, sipas një raporti në Washington Post, i cili vuri në dukje se ekspertët e shëndetit publik pranojnë që të gjitha viruset kanë mutacione , shumica e të cilave janë të parëndësishme.

David Morens, një virolog në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se studimi i ri nuk duhet të interpretohet shumë, por shtoi se virusi mund t’u përgjigjej ndërhyrjeve të shëndetit publik siç është distancimi social.

Morens vuri në dukje se kjo mund të nënkuptojë që virusi mund të vazhdojë të pësoi mutacion edhe pasi të jetë në dispozicion një vaksinë, që do të thotë se vaksina do të duhet të “plotësohet” – ashtu si vaksina e gripit bën çdo vit.

Siç shkruan The Guardian, njëzet shtete kanë përjetuar mbi 5% rritje në rastet e tyre me COVID-19 gjatë dy javëve të fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Në këtë drejtim, SHBA pa 38,204 raste të reja të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të vendit të parë në gati 6.9 milionë.

Vendi tejkaloi 200,000 vdekje nga coronavirusi të martën, duke parë midis 300 deri në 1,000 vdekje në ditë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori