LAJMI I FUNDIT:

Një simptomë të kancerit të tiroides që mund ta dalloni kur blini produkte kozmetike

Një simptomë të kancerit të tiroides që mund ta dalloni kur blini produkte kozmetike
(Foto: Pexels)

Shumica e simptomave të kancerit të tiroides shfaqen në qafë, fyt dhe zë. Mund të vëreni një gungë të fortë, të ngjirurit e zërit, dhimbje të ngutshme ose vështirësi në gëlltitje.

Megjithatë, ka disa shenja të tjera të pazakonta që duhet të merren në konsideratë.


Çfarë janë noduset e gjëndrës tiroide?
Lexo po ashtu Çfarë janë noduset e gjëndrës tiroide?

Kjo përfshin fytyrën e skuqur, që mund ta vëreni kur blini produkte të reja makijazhi – veçanërisht pudër. Te dikush kjo bie shumë në sy dhe shoqërohet me një ndjesi djegieje, por te të tjerat mund të shfaqet vetëm si një nuancë e lehtë.

Shkaktohet nga sasia e madhe e hormonit kalcitonin, i cili rregullon nivelet e kalciumit dhe fosfatit në gjak. E prodhuar nga qelizat medulare të kancerit të tiroides, kalcitonina e tepërt mund të tregojë një lloj të rrallë kanceri të quajtur kanceri medular i tiroides.

Simptoma tjera më pak të zakonshme përfshijnë: diarre, humbje peshe, kollë. Kanceri i tiroides ndodh kur qelizat jonormale të gjëndrës tiroide, të vendosura në fyt, fillojnë të ndahen dhe rriten në mënyrë të pakontrolluar.

Ndryshimet delikate në fytyrën tuaj mund të nënkuptojnë një tiroide nën-aktive
Lexo po ashtu Ndryshimet delikate në fytyrën tuaj mund të nënkuptojnë një tiroide nën-aktive

Pa trajtim, qelizat e kancerit përfundimisht mund të rriten në indet e shëndetshme përreth dhe të përhapen në pjesë të tjera të trupit (metastaza). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori