LAJMI I FUNDIT:

Dita e 1 shtatorit: Politikanët e vendit përcjellin fëmijët e tyre në ditën e parë të shkollës

Dita e 1 shtatorit: Politikanët e vendit përcjellin fëmijët e tyre në ditën e parë të shkollës

Dita e 1 shtatorit i ka kthyer shumë fëmijë të premten në bankat e shkollës.

E me ata fëmijë për të cilët ishte dita e parë e kësaj aventure, sigurisht që ishin të shoqëruar nga prindërit.

Rastisi që të premten, shumë prej politikanëve të njohur vendorë kishin për të çuar të premten fëmijët e tyre në shkollë.


Telegrafi ju sjell një përmbledhje të figurave politike që përcollën fëmijët e tyre në ditën e parë të shkollës.

Glauk Konjufca

Glauk Konjufca (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në oborrin e Shkollës Fillore e Mesme e Ultë “Faik Konica” në Prishtinë të premten u pa kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili së bashku me bashkëshorten e tij, shoqëruan njërën nga vajzat e tyre, që sivjet do t’i ndjek mësimet në klasën e dytë.

“Jam prind i dy vajzave, e njërën e kam në këtë shkollë. Ka edhe dy ditë kohë, mendoj që javën e ardhshme të gjithë do të jenë të pajisur me tekste. Mendoj që mund të rregullohet dhe më mirë, këtë vit filloi kështu e vitin e ardhshëm mund të përmirësohet si situatë. Ka qenë në formë të aplikacionit [për subvencionim] nuk ka qenë vështirë. Ndoshta për ndonjë prind ka mundur të ketë vëshitrësi”, tha Konjufca për Telegrafin.

Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu me bashkëshortin e saj (Foto: EkonomiaOnline)

Edhe Ministrja e Drejtësisë u pa duke shoqëruar dy djemtë e saj në shkollë në këtë ditë shtatori.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, ishin prezent në oborrin e Shkollës Fillore e mesme të Ultë “Meto Bajraktari” në Prishtinë, ku dy fëmijët e tyre vijojnë mësimin.

Para kamerës, ajo zgjodhi të fliste për mënyrën se si Qeveria e Kosovës zgjodhi këtë vit mënyrën e sigurimit të librave për fëmijët.

“Unë kam aplikuar për subvencionim sikur se çdo prindër. Procedura ka zgjatur diku tre minuta, jo më shumë se tre minuta dhe sigurisht që MAShTI ka bërë të ditur që tashmë grupi i parë i aplikuesve e kanë marr subvencionin nga Qeveria. Realisht ne i kemi blerë tekstet shkollore dhe për dy fëmijët janë bërë diku 130 e ca euro, që unë mendoj që edhe pjesa tjetër e mbetur mund të shpenzohet për qanat apo për materiale të tjera”, tha Albulena Haxhiu për EkonomiaOnline.

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj me bashkëshorten dhe vajzën

Edhe prijësi i partisë “Nisma e Kosovës” të premten shoqëroi për në shkollë vajzën e tij.

Ai u fotografua bashkë me gruan e tij, gjersa çonin në shkollë më të voglën e shtëpisë, për të nisur klasën e parë.

Çifti Limaj e dërguan vajzën e tyre në Shkollën e Mesme të Ulët “Iliria” në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Arta Bajrami reagon e frustruar në rrjetet sociale: Ne jemi popull i varfër në tru

Arta Bajrami reagon e frustruar në rrjetet sociale: Ne jemi popull i varfër në tru

Magazina
Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Magazina
Gjesti: Mua shkolla nuk më ka bërë njeri

Gjesti: Mua shkolla nuk më ka bërë njeri

Magazina
Kalo në kategori