LAJMI I FUNDIT:

Një shqiptar përndiqet nga persona të maskuar në veri të Kosovës

Një shqiptar përndiqet nga persona të maskuar në veri të Kosovës

Një shqiptar është sulmuar nga disa persona të maskuar në veri të Kosovës.

Në videon të cilën e ka publikuar profesori Alban Zeneli, shihet teksa personat e maskuar po e sulmonin atë.


Videoja është incizuar të dielën rreth orës 22:00, në një rrugë në mes të lagjes “Tre rrokaqiejt”.

Megjithatë, Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh e ka cilësuar rastin si kanosje.

Besim Hoti zëdhënësi i Policës së Kosovës për pjesë veriore të Kosovës ka  thënë se ngjarja ka ndodhur  të dielën e 4 dhjetorit të vitit 2022,  ka qenë vetëm kanosje edhe hetimet Policisë së Kosovës janë duke vazhduar për t’i identifikuar personat e dyshuar.

“Patriota të Facebook-ut, linqit publik, e pishtarë të barazisë, në Kosovën tonë, në prag të vitit 2023, shiheni se si përndiqet një shqiptar në veri, i cili vrapon për ta shpëtuar kokën. Njerëzit që e sulmojnë janë të maskuar, ndërkohe që ka disa natë që sipas banoreve, në veri mbrëmjeve nuk ofron siguri askush”, ka shkruar në Facebook Zeneli.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori