LAJMI I FUNDIT:

Një shofer që iku nga Shërbimi Sekret amerikan goditi me veturë këmbësorët pranë Shtëpisë së Bardhë – humb jetën një person

Një shofer që iku nga Shërbimi Sekret amerikan goditi me veturë këmbësorët pranë Shtëpisë së Bardhë – humb jetën një person

Një person ka vdekur pasi një shofer, duke ikur nga anëtarët e Shërbimit Sekret amerikan, goditi këmbësorët pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, raporton BBC.

Ngjarja ka ndodhur pasi anëtarët e Shërbimit Sekret, të cilët nuk ishin me uniformë, ndaluan veturën me targa të skaduara, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, shoferi ka ikur, ka kaluar në semafor të kuq dhe ka goditur disa persona në vendkalim.


Një person ka vdekur dhe policia është ende në kërkim të drejtuesit të Honda Accord me ngjyrë të kaltër të vitit 2006.

Shërbimi Sekret ka bërë të ditur se i dyshuari ka treguar se ka pasur për qëllim ta ndalë veturën, por megjithatë ka nxituar dhe ka ikur.

Zëdhënësi i shërbimit Anthony Guglielmi tha se policia po punon për të gjetur autorët.

Skena e aksidentit zakonisht është e mbushur me turistë dhe vizitorë të tjerë në Uashington, dhe policia sapo ka dhënë ndihmën e parë për të plagosurit.

Një person është transportuar në spital nga vendi i ngjarjes, por ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda. Bëhet fjalë për një 75-vjeçar.

Mes të lënduarve është edhe një vajzë 13-vjeçare, e cila është trajtuar në vendin e aksidentit.

Ky incident është i ngjashëm me situatën e ndodhur në dhjetor 2022, kur një aksident fatal u shkaktua nga një shofer që goditi këmbësorët pranë Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori