LAJMI I FUNDIT:

Një shenjë e re e komunikacionit ka mbërritur në rrugë, ajo u vendos së fundmi në Shtutgart të Gjermanisë

Një shenjë e re e komunikacionit ka mbërritur në rrugë, ajo u vendos së fundmi në Shtutgart të Gjermanisë

Shenja është e lehtë për t’u lexuar, por sjell pak kuptim konfuz.

Është shenjë e ndalimit të komunikacionit, dhe siç e tregon grafiku, ndalon parakalimin e çiklistëve dhe motoçiklistëve.


Një shenjë e trafikut u vendos së fundmi në Shtutgart, në Böblinger Straße.

Është një rrugë që përveç shiritit të qarkullimit për makinat, ka edhe një korsi të veçantë për çiklistët dhe motoçiklistët të ndarë me një vijë të ndërprerë.

Duke qenë se konfigurimi i rrugës për shkak të mungesës së gjerësisë në disa vende nuk lejon kalimin normal të makinave, ose të paktën 1.5 metër distancë anësore (në rastin e parakalimit) të përcaktuar me ligj, në këto vende parakalimi është i ndaluar.

Në praktikë, kjo do të thotë që pjesëmarrësi më i ngadalshëm në seksione të caktuara – çiklisti, do të diktojë shpejtësinë e lëvizjes në rrugë.

Padyshim që ndryshimet e mëdha në industrinë e automobilave, si dhe rritja e numrit të transportuesve të ndryshëm personalë, përveç rritjes së nivelit të ndërgjegjësimit mjedisor, kanë ndikuar në ndryshimin e pamjeve të shumë qyteteve.

Kjo është veçanërisht e dukshme në zonat urbane ku makinat përpiqen të largohen plotësisht nga trafiku për t’u lënë vendin këmbësorëve dhe automjeteve personale më miqësore me mjedisin. /Telegrafi/