LAJMI I FUNDIT:

Një shakaxhi ‘zëvendësoi’ radarin në rrugë me celularin e tij – dhe shoferët ‘ranë në grackën e tij’

Një shakaxhi ‘zëvendësoi’ radarin në rrugë me celularin e tij – dhe shoferët ‘ranë në grackën e tij’

Një shakaxhi është filmuar duke u ngjitur në pjesën e pasme të radarit – para se “t’i vë në grackë” kalimtarët me telefonin e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky marifet u filmua në orët e para të mëngjesit të së enjtes (19 gusht) në Towyn jashtë Lyons Winkups Holiday Park, raporton North Wales Live.

Siç bëhet e ditur, John Westlake vuri re kamerën e shpejtësisë teksa priste një picë për gatim.


Kështu, 38-vjeçari thotë se ai mendoi se do të ishte “një mënyrë qesharake për të vrarë ca kohë” ndërsa ai dhe gruaja e tij Sarah-Jane prisnin vaktin e tyre.

Videoja, e cila është shpërndarë gjerësisht dhe është parë mijëra herë në rrjetet sociale, e tregon atë duke “futur në grackë” automjetet që kalonin me celularin e tij ndërsa ishte ulur brenda “kutisë së radarit”.

Dhe me gjasë, kjo funksionoi, pasi makinat shiheshin duke ngadalësuar. /Telegrafi/