LAJMI I FUNDIT:

Një refugjat që përpiqej të arrinte në Evropë u qëllua pranë kufirit Bullgari-Turqi

Një refugjat që përpiqej të arrinte në Evropë u qëllua pranë kufirit Bullgari-Turqi

Bullgaria është akuzuar se ka qëlluar një refugjat pasi u shfaq një video e re që tregon një të ri sirian që po qëllohej me armë në kufirin me Turqinë.

Dhe ky është filmimi i parë i një azilkërkuesi që goditet me municion të vërtetë në kufirin e BE-së, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.


Pamjet e marra më 3 tetor pranë gardhit të kufirit bullgaro-turk tregojnë 19-vjeçarin Abdullah El Rustum që bie përtokë pasi një plumb kalon nëpër dorë dhe në gjoks.

Ai ka pretenduar se u qëllua nga zyrtarët bullgarë të kufirit pasi ata kapën grupin e tij duke hyrë ilegalisht në vend dhe i shtynë ata të kthehen në Turqi.

“U shfaq një automjet i gjelbër me dy oficerë bullgarë në të. Ai erdhi drejt nesh dhe [ata] filluan të qëllojnë në ajër. Ata qëlluan dy herë në ajër dhe pas kësaj, filluan të qëllojnë pikërisht përballë nesh në tokë”, tha ai.

“Ne nuk u trembëm akoma dhe vazhduam të argumentonim se kjo nuk është e pranueshme. Më pas më goditën duke më qëlluar direkt”.

Ai shtoi: “Mënyra se si ai qëlloi mbi mua ishte një mënyrë e drejtpërdrejtë dhe ai synonte të më vriste”.

Ndërkohë Bullgaria ka hedhur poshtë akuzat se rojet e saj kufitare qëlluan një refugjat sirian në tetor, pasi një video e publikuar më 5 dhjetor tregonte se një njeri qëllohej në kufirin e vendit me Turqinë.

Bullgaria është pjesë e Bashkimit Evropian dhe shpreson të anëtarësohet në zonën Shengen, e cila i lejon njerëzit të lëvizin lirshëm përtej kufijve brenda saj.

Vendi përdoret shpesh si një portë për të shkuar në vendet e tjera evropiane. /Telegrafi/