LAJMI I FUNDIT:

Një qytetar amerikan kidnapohet nga një grup i lidhur me talebanët në Afganistan

Një qytetar amerikan kidnapohet nga një grup i lidhur me talebanët në Afganistan

Një kontraktues amerikan u kap nga militantët e lidhur me talebanët në Afganistan javën e kaluar, duke shkaktuar një përpjekje për kërkim në gjithë vendin.

Kështu shkruan Newsweek, sipas të cilit medium, Mark R. Frerichs nga Lombard, Illinois, u rrëmbye të premten e kaluar në Khost, një provincë e vendosur në pjesën juglindore të vendit që kufizohet me Zonat Fisnore të Administruara Federale, një rajon i pazhvilluar midis Afganistanit dhe Pakistanit.

Kjo gjë, sipas po të njëjtit medium është bërë e ditur nga zyrtarë amerikanë, të cilët folën në anonimitet sepse nuk ishin të autorizuar të diskutonin detajet publikisht, përcjell Telegrafi.


Frerichs, 57 vjeç, është një ish zhytës i Marinës së SHBA-së dhe drejtori menaxhues për Ndihmën Logjistike Ndërkombëtare, një kontraktues qeveritar i SHBA.

Sipas llogarisë së tij të LinkedIn, ai ka punuar si inxhinier civil në disa zona konflikti nga Iraku në Sudan gjatë 10 viteve të fundit, ku ai është konsultuar për kontratat logjistike si për qeveritë ashtu edhe për organizatat joqeveritare.

Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë, po sipas Newsweek, se Frerichs kishte udhëtuar rregullisht në Afganistan që nga viti 2012.

Ndërsa asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin, zyrtarët e SHBA-së besojnë se rrjeti Haqqani i lidhur me talebanët orkestroi operacionin.

Newsweek shkruan se nuk ishte në gjendje të përcaktonte saktësisht se si u kap Frerichs, por përpjekjet për ta gjetur dhe rikuperuar atë përfshijnë një përpjekje të përbashkët nga Departamentet e Shtetit dhe Mbrojtjes, së bashku me Byronë Federale të Hetimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Kalo në kategori