LAJMI I FUNDIT:

Një pjesë e rrugës “Luan Haradinaj” do të mbyllet për qarkullim nga 12 – 27 korrik

Një pjesë e rrugës “Luan Haradinaj” do të mbyllet për qarkullim nga 12 – 27 korrik

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se nga e marta, më 12 korrik ,rruga “Luan Haradinaj”, fillimisht pjesa në mes të rrugës “Garibaldi” ​dhe ASK (American School of Kosova), e pastaj edhe pjesa në mes të rrugës “Garibaldi” dhe Gjykatës Kushtetuese, do të mbyllet për shkak të zhvillimit të punimeve disa ditore në të nga Ndërmarrja “Termokos”.

Siç njofton Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi, në kuadër të rehabilitimit të rrjetit të ngrohjes, ndërmarrja “Termokos” do t’i ndërrojë gypat e vjetruar dhe do t’i zëvendësojë ata me të rinj.


Punimet do të zgjasin nga data 12 e deri më 27 korriknë të dyja pjesët e rrugëve të lartëpërmendura. Gjatë gjithë kësaj kohe, rruga “Garibaldi” do të jetë e hapur për qarkullim të plotë.

Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe që qarkullimin me automjete ta planifikojnë paraprakisht./KosovaPress/