LAJMI I FUNDIT:

Një peshkatar nga Virxhinia kap një levrek jashtëzakonisht të rrallë me ngjyrë të artë

Një peshkatar nga Virxhinia kap një levrek jashtëzakonisht të rrallë me ngjyrë të artë

Zyrtarët e kafshëve të egra në Virxhinia shpërndanë foto të kapjes së rrallë nga një peshkatar në lumin James – një levrek të artë.

Departamenti i Burimeve të Kafshëve të Egra të Virxhinias tha se Jacob Moore ishte duke peshkuar në lumë, pranë Parkut Shtetëror Chippokes, kur ai e kapi peshkun kureshtar të verdhë.


“Unë nuk kam parë diçka të tillë më parë. Unë kam parë levrek me njolla të zeza, por kurrë nuk kam parë një albino,” i tha Moore agjencisë së kafshëve të egra, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Por Alex McCrickard, koordinator i agjencisë mbi edukimin e jetës ujore, tha se peshku nuk është një albino, por se ka një mutacion që lidhet me të.

“Levrekët e artë janë jashtëzakonisht të rrallë dhe shumica e peshkatarëve nuk i kanë parë kurrë, e lëre më të kenë dëgjuar për to më parë”, tha McCrickard.

“Peshku është një produkt i një mutacioni gjenetik që ndryshon pigmentet e lëkurës të quajtur ksantizëm. Pigmentimi i verdhë dominon në ksantizëm, siç mund ta shihni tek peshku me ngjyrë të artë të cilin e kapi Moore”, shtoi tutje ai.

Jacob deklaroi se e ka kthyer peshkun në lumë pasi e mati dhe shkrepi disa foto. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante

"Përqafoi" mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Kalo në kategori