LAJMI I FUNDIT:

Një person rëndë i lënduar në 11 aksidente në Shkup

Një person rëndë i lënduar në 11 aksidente në Shkup
Foto: Ilustrim

Një person është lënduar rëndë në një nga gjithsej 11 aksidentet, që kanë ndodhur në Shkup gjatë ditës së djeshme. Në gjashtë aksidente janë lënduar lehtë gjashtë persona, ndërsa në katër janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia e trafikut ka sanksionuar 58 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa ka përjashtuar nga trafiku 12 shoferë para se të marrin të drejtën që të drejtojnë automjet dhe gjashtë fillestarë, si dhe një automjet jo të rregullt teknikisht dhe 11 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe dy shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, katër shoferë për mosmbajtje të helmetës, 16 shoferë për mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe 12 shoferë për shfrytëzimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Janë hasur 87 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 66 automjete./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori