LAJMI I FUNDIT:

Një person në Ferizaj nuk ndaloi në shenjën stop të policit, shkaktoi aksident dhe goditi objektin e një furre buke

Një person në Ferizaj nuk ndaloi në shenjën stop të policit, shkaktoi aksident dhe goditi objektin e një furre buke

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizaj ka bërë të ditur se Njësia e policisë së komunikacionit rrugor i ka dhënë shenjë për t’u ndalur një veture të tipit Mercedes me targa vendore, por drejtuesi i automjetit nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi të madhe, duke shkaktuar më pas aksident.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 13:28, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj.

“…njësia e policisë së komunikacionit rrugor i ka dhënë shenjë për t’u ndalur një veture të tipit Mercedes me targa vendore. Megjithatë, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi të madhe.


Gjatë përcjelljes policore, në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’, i dyshuari ka shkaktuar një aksident trafiku duke goditur dhe dëmtuar objektin e një furre buke”, thuhet në njoftim.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe i dyshuari M. Sh., 18 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Të njëjtit i janë shqiptuar gjoba kundërvajtëse për mosrespektim të shenjës “Stop” të policit dhe drejtim të automjetit pa e fituar të drejtën për patentë shoferi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori